GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nuk e ka bërë asnjë ekip i Ballkanit! Në Angli çuditen me tifozët e Shqipërisë, pushtim shqiptarësh

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk e ka bërë asnjë ekip i Ballkanit! Në Angli çuditen me tifozët e Shqipërisë, pushtim shqiptarësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjëja më e bukur e Shqipërisë janë tifozët. Nëse Kombëtarja Shqiptare ka shkuar dy herë në Europian, tifozët shkojnë çdo vit në Europian dhe Botëror, nëse do të jetë krahasimi për mbështetjen që ata japin për ekipin, krahasimisht me tifozët e Kombëtareve të tjera. Kjo u pa më së miri edhe në Gjermani, ku tifozët shqiptarë ishin në mesin e 3 Kombëtareve më mbështetjen më të flaktë në Europian, pavarësisht se aspiratat e ekipit tonë ishin të vogla dhe ndodheshim në një grup të pamundur.

Disa rekorde të vendosura në Gjermani, por duket se entuziazmi i shqiptarëve nuk ka rënë edhe pas asaj ecurie jo të mirë në Ligën e Kombeve. Këtë herë në Angli pritet të dhurohet një spektakël i vërtetë. Kjo edhe për shkak të emgirimit të madh të shqiptarëve në këtë vend, ndeshja kundër Anglisë në transfertë do të jetë si në shtëpi. Sipas parashikimeve të para, është e sigurt se në stadium do të jenë më shumë se 20.000 tifozë shqiptarë. Për ndeshjen Angli-Shqipëri që do të luhet në 21 mars kishte “Sold Out” të biletave që në datën 5 shkurt. Rreth 1 muaj e gjysmë përpara këtij takimi, janë shitur të gjitha biletat. Sigurisht, nuk mund të ketë kurrsesi një interes kaq të madh të anglezëve për Kombëtaren e tyre në një ndeshje kundër Shqipërisë. Ashtu siç e tha edhe kreu i FSHF, Armand Duka, një gjë të tillë nuk ka arritur ta bëjë më parë asnjë ekip i Ballkanit dhe i Europës. Në Angli janë të çuditur tërësisht nga mënyra sesi avulluan biletat dhe janë të ndërgjegjshëm se shumë bileta në krahun e Anglisë, janë blerë vetëm nga tifozët e Shqipërisë.

Dhe për mbështetur këtë ide sesa shumë shqiptarë do të ketë në stadium në atë transfertë, vjen një tjetër publikim i Federatës Angleze të Futbollit. Ata po nxisin tifozët që të blejnë biletat për ndeshjen e dytë që do të ketë Kombëtarja e tyre kundër Letonisë. Anglia do të luajë dy takime në shtëpi në mars, në datën 21 kundër Shqipërisë dhe 3 ditë më vonë do të presin Letoninë. Por pavarësisht se sot është data 22 shkurt dhe kanë kaluar shumë ditë që nga Sold Out i biletave që patën për ndeshjen me Shqipërinë, ka ende shumë bileta të mbetura dhe tifozët nuk kanë shprehur asnjë interesim për takimin që do të ketë Anglia kundër Letonisë.

E gjitha kjo panoramë të jep jë krenari të madhe dhe të gjithë mezi po presin për të parë spektaklin që do të ofrojnë shqiptarët në një stadium si Ëembley që e ka kapacitetin maksimal në 90.000 vënde. Por nga ana tjetër të jep edhe një ndjesi keqardhje pasi vetëm në raste të tilla kuptohet sesi shqiptarët e kanë braktisur vendin e tyre dhe sa shumë ndodhen në Angli, Gjermani apo edhe në vende të tjera të Europës. Mjafton vetëm një ndeshje e Shqipërisë, për të kuptuar realisht shifrën e largimit masiv. /Sport Ekspres/

Lajme të lidhura

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Para
Shpërthen bombola e gazit në Maliq, lëndohen 3 pjesëtarë të familjes

Shpërthen bombola e gazit në Maliq, lëndohen 3 pjesëtarë të familjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane
Aktualitet

Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane

07:55 - 22/10/26

Eurodeputeti austriak dhe bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër Evropiane, Thomas Waitz, ka reaguar me tone te ashpra lidhur me protestat...

Lexo më shumë
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

07:44 - 22/10/26
Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

07:26 - 22/10/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com