GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk e ndajmë partinë në dysh, shihni hallet tuaja”, dy deputetët e PS përplasen në Komision

14:33 - 12/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk e ndajmë partinë në dysh, shihni hallet tuaja”, dy deputetët e PS përplasen në Komision
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miratimi i rezolutës për Këshillin e Lartë Gjyqësor nxori në pah edhe rrymat e kundërta brenda Partisë Socialiste. Famtir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri replikuan hapur në komision mbi mënyrën e funksionimit të reformës në drejtësi si edhe për rekomandimet që i duhen dhënë KLGJ-së për vitin e ardhshëm.

“Një projektrezolutë, që do të kthehet në rezolutë nga Kuvendi, për KLGJ, në fundin e muajit korrik, për vitin 2022. Kjo është e gjitha një absurditet që nuk arrij dot ta kuptoj. Tjetër gjë themi në gjykimet politike të caktuara dhe tjetër shprehim në rezolutë. Sepse nëse themi që kemi shqetësim lidhur me disa qëndrime, ose me proporcionalitetin në hetime dhe gjykime nga GJKKO, nuk kemi vend tjetër ku ta artikulojmë dhe ta shkruajmë. Ishte pikërisht kjo rezolutë. Ose kjo i bie që nuk ishte në interes të punës, por thjesht retorikë politike për arsye të tjera. Disa nga gjërat që sugjeroi zoti Xhafaj mund të shikohen, ai mund t’i sillte edhe vetë me shkrim, do të ishte më normale. Unë mendimet e mia i them kurdo, por e rëndësishme është që asnjëri të mos niset nga vështirësitë e zbatimit. Ne kemi zgjedhur një model, i cili ka vështirësi, është shumë më i mirë sesa situata e mëparshme, dhe këtu jemi dëshmitarë të gjithë. Nga ana tjetër, patjetër që ka gjëra për të përmirësuar”, iu përgjigj Gjiknuri.

Këto përplasje u komentuan edhe nga opozita e cila kërkoi shtyrjen e kësaj pike të rendit pas zhvillimit të seancës dëgjimore mbi hartën e re gjyqësore.

“Është më shumë një betejë e supremacisë individuale, kush thotë fjalë të bukura dhe kush kundërshton njëri-tjetrin. Unë propozova diçka konkrete, të shtyjmë rezolutën për ta plotësuar me çështjet që do të dalin nesër nga dëgjesa. T’i japim Kuvendit një rezolutë serioze dhe meqë e keni kaq shumë seriozisht këtë punë, ta shtyjmë dhe të nxjerrim një punë të mirë. Të tjerat janë çështjet e konflikteve të brendshme të PS që i sillni në Komisionin e Ligjeve”, tha Dhurata Çupi.

Etiketa: KomisionPS

Lajme të lidhura

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Para
“Si e bëni gjumin rehat”, përfaqësues të shoqërisë civile përplasen me deputetët e PS

“Si e bëni gjumin rehat”, përfaqësues të shoqërisë civile përplasen me deputetët e PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka nxjerrë një detaj të ri nga dosja që SPAK dorëzoi...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com