GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk e njoh”/ Dalin udhëtimet që kanë bërë së bashku Beqja, Rjepaj dhe Rrapaj

14:34 - 18/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk e njoh”/ Dalin udhëtimet që kanë bërë së bashku Beqja, Rjepaj dhe Rrapaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ish-zv. ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj kanë udhëtuar së bashku pas firmosjes së koncesionit të sterilizimit, çështjes për të cilën u dhanë tetë masa sigurie nga GJKKO.

Ndonëse një fakt të tillë, Beqja e ka hedhur poshtë duke u shprehur më herët se nuk ka patur lidhje apo njohje me biznesmenin Rrapaj, dokumentat vërtetojnë të kundërtën; jo vetëm që kishin njohje, por edhe kanë udhëtuar së bashku.

Në dosjen që Top Channel ka ekskluzivisht vërehen edhe dyshimet që hidhen edhe ndaj dy ish ministrave të tjerë, ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish ministri i Financave, Shkëlqim Cani, për të cilin më 23 qershor gjyqtari Erjon Bani ka orientuar dhe sugjeruar SPAK-un që të ushtrojë ndjekje penale edhe ndaj tyre e ndaj katër funksionarëve të tjerë.

Në dosje thuhet se Ilir Beqja ka kryer dalje në pikën kufitare Rinas më 25 shtator 2016 me Admir Dacas, administrator i shoqërisë koncesionare “Sani Service”.

Po ashtu ka udhëtime jashtë shtetit mes Umbro Staccini dhe biznesmenit të lënë burg nga GJKKO, Ilir Rrapaj me ish. ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish zv ministrin e Shëndetësisë, po ashtu të lënë burg, Klodian Rrjepaj, të cilët kanë vijuar të kenë kontakte edhe pas shpalljes fitues të koncesionit nën hetim.

Sipas SPAK, gjithashtu ka hyrje në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Morinë me makinë në datën 13.03.2018.

Në dosje përmenden detaje të tjera që nuk janë përmendur më herët sa i takon shprehjes së dakordësisë, ku ish ministri i Shëndetësisë, Beqja i ka kërkuar takim shefave të Kirurgjisë para se të firmosej kontrata e koncesionarit në dhjetor të vitit 2015, për të cilën Beqja kërkoi plotfuqinë dhe mori miratimin nga katër ministra të tjerë, Mirela Kumbaro,  Edmond Panariti, Arben Ahmetaj dhe Lefter Koka. Ata bien dakord për marrëveshjen me palën italiane, të firmosur në Umbria që më pas hapi procedurën për koncesionin e sterilizimit në dhjetor të 2015-ës.

“Admir Daca, administrator i shoqërisë koncesionare “Sani Service” që prej datës 01.12.2015 që fitoi koncesionin objekt hetimi dhe shtetasi Ilir Beqaj me detyrë Ministër i Shëndetësisë në atë kohë kanë dalje nga pika kufitare e Rinasit në datën 25.09.2016 në orën 14:15 dhe 14:06. Po ashtu kontaktet dhe udhëtimet jashtë shtetit mes Umbro Staccini dhe Ilir Rrapaj me Ilir Beqaj dhe Klodian Rrjepaj kanë vazhduar edhe pas shpalljes fituese në procedurën e koncesionit, konkretisht kanë hyrje në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Rinas në datën 23.05.2017, përkatësisht në orën 23:32 dhe 23:35 si dhe hyrje në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Morinë me makinë në datën 13.03.2018 në orën 18:09 dhe 18:10”, sipas SPAK.

Sipas dosjes së SPAK, “shtetasi Ilir Rrapaj dilte jashtë vendit me makinën në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar nga shoferi i zëvendës ministrit të Shëndetësisë. Ky shtetas ka udhëtuar gjithashtu me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja”.

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi lënien në fuqi të masave të sigurisë për tetë të pandehurit të përfshirë në koncesionin e sterilizimit.

Seanca u drejtua nga gjyqtarja e gatshme në detyrë, Etleva Deda, pasi gjyqtari Erjon Bani është me pushime.

Kujtojmë se tetë persona u vunë nën masa sigurie nga GJKKO, tetë vite pas firmosjes së koncensionarit të sterilizimit dhe tre vite pasi çështja u kallëzua në SPAK.

Ish zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, në cilësinë e kryetarit të komisionit për koncensionarin me vlerë fillstare 9.6 miliardë lekë përfundoi nën arrest me burg për shpërdorim detyre.

Së bashku me të edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, që dyshohet për mashtrim me pasoja të rënda dhe që kryeson konsorciumin.

Veç tetë personave, GJKKO i ka sugjeruar SPAK-ut që tëë ushtrojë ndjekje penale edhe për gjashtë persona të tjerë, përfshirë edhe ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.

SPAK shprehet se ka veçuar hetimet edhe për persona të tjerë të dyshuar në kontratën e partneritetit publik privat, të kallëzuar dhjetorin e 2019 nga Nisma Thurje.

Kujtojmë se kontrata e sterilizimit u firmos në vitin 2015 nga ministri i Shëndetësisë dhe biznesmenit të kompanisë “Sani Service”, ndërsa edhe pse u kundërshtua nga ish ministri i Financave, edhe ai e miratoi.

Shkëlqim Cani ishte në SPAK një ditë më parë për këtë çështje si person që ka dijeni, pavarësisht se Gjykata Antikorrupsion ka vënë në pikëpyetje rolin e tij.

Gjithashtu Gjykata e Posaçme kërkoi vënien në lëvizje të ILDKPI për të shpallur të pavlefshme kontratën e sterilizimit, pasi u firmos në kushtet e konfliktit të interesave.

 

 

 

Etiketa: beqjarrapajUdhetime

Lajme të lidhura

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
Aktualitet

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

21:46 - 15/12/25
“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më…”/ Çfarë u tha Artjol Xhelo prindërve para se të vetëvritej
Aktualitet

“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më…”/ Çfarë u tha Artjol Xhelo prindërve para se të vetëvritej

20:01 - 15/12/25
Para
Shkaktoi aksident në rrugën “Bishnicë-Shpellë” hetohet 43-vjeçari

Aksident në aksin rrugor Elbasan- Peqin, përplasen dy makina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi
Breaking Views

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

23:26 - 15/12/25

Duel i çmendur me 8 gola ai mes Junajtid dhe Bërnemuth, që përfundoi me barazimin dramatik 4 me 4. Pjesa...

Lexo më shumë
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25
Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

22:00 - 15/12/25
Presidenti Duka në “Topi i Artë 2025”: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

Presidenti Duka në “Topi i Artë 2025”: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

21:50 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com