GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Nuk është fitore humbja e popullit dhe e vendit!

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk është fitore humbja e popullit dhe e vendit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

Në Shqipëri morën fund zgjedhjet vendore.

Dhe mëmëdheu u “vesh” me rozë, me ngjyrën që shënon fitoren e ’Rilindjes’, por për shumëçka edhe dështimin e vendit dhe popullit.

Dhe tani kur bëhen analizat se çka e si ndodhi, një gjë dihet: me këtë regjim dhe me këtë opozitë që e lufton vetveten, në Shqipëri mund të ndodhë shumëçka, por jo edhe zgjedhje të lira e të ndershme. Edhe atë nëse për hiç gjë tjetër atëherë shkaku se në mëmëdhe, zhbërja e shtetit është proporcionale me forcimin e ‘Rilindjes’ dhe se, jo votuesi, por pushteti ia përcakton popullit opozitën dhe drejtuesit e saj.

Nga gjitha vlerësimet e këtyre zgjedhjeve, më i turpshëm është ai që mundohet ato t’i shpallë si të ndershme e të lira. Është i turpshëm ky vlerësim sepse poqe se do ishte ashtu atëherë del se Shqipëria ende nuk është e gatshme për sistem shumëpartiak dhe se, edhe votuesit e sotëm të saj të moshës tridhjetëvjeçare, janë mëkuar e rritur me mendësinë enveriste, me mendësinë se shteti është pronë e partisë e drejtuesi i partisë pushtetare është punëdhënësi i vetëm i popullit.

Zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri edhe nëse nuk pasqyrojnë mendësinë një partiak të shumicës së popullit, ato shpalosin diçka shumë më të dhembshme se kaq: se për shtetin vendos krim-politika dhe se, pjesëtarët e elitave jopolitike të mëmëdheut, janë bërë ‘dëshmitarë’ të mbrojtur dhe mirë të paguar të regjimit, e që kanë vetëm një obligim ‘intelektual’: ta mbulojnë krimin politik të ‘Rilindjes’.

Këto zgjedhje vendore në Shqipëri e shpalosën edhe fenomenin që kishte ndodhur dikur në Maqedoninë e Gruevskit, të cilin askush nuk mundi ta mposhtë me votë, sepse ai sundonte sipas parimit të cilin sot e praktikon Piktori: sa më shumë varfërohet shteti e populli, aq më shumë i bie çmimi votuesit.

E kur bëhet fjalë për ‘Rilindjen’ dhe drejtuesin e saj, ai në të vërtet akuzohet për aq veprime të paligjshme e kriminale, sa mund ta shpëtojë vetëm rruga nga është katandisur: që Shqipërinë ta mbulojë vetëm portreti i tij, por ndërkohë, duke shkatërruar gjitha vlerat njerëzore dhe duke e bërë mëmëdheun atë që e thotë një komentues i shkrimeve të mia – vend ku njeriu do jetojë si në dekadat e Enverit: pa identitet njerëzor, kombëtar e profesional!

Po zgjedhjet e fundit vendore shënuan një fitore të frikshme e dështuese për Shqipërinë, por të madhe për Piktorit, për atë që është shumë llafazan për të qenë artist i suksesshëm, e shumë kloun i madh për të qenë politikan që do lodhet me hallet e popullit dhe të vendit.

Ku ta dish mbase duhet pranuar se Kryeministri i sotëm i Shqipërisë është fytyra më e vërtet e politikanit që doli nga plehu politik i tri dekadave demokratike të mëmëdheut, të shtetit tonë amë ku demokracia është kuptuar si mundësi që të lejon të bashkohesh me gjitha qelbësirat për të ardhur në pushte dhe me të gjithë djajtë e kësaj bote për t’u pasuar.

Pra ku ta dish, mbase më kot ne shpresuam se mund të ndodh e pamundura: që Shqipërinë ta bëjë shtet ai që hapur pranon se vertikalen e tij njerëzor e intelektual e përbënë ‘tallava’ muzika e Bregoviqit dhe filmat e kryeshovenit serb – ato të Kosturicës.

Etiketa: Kim MehmetiOpinion

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
SHBA-ja akuzon një kinez për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit

SHBA-ja akuzon një kinez për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çështja Balluku ngre pikëpyetje” DW: Korrupsion sistematik brenda qeverisë, përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm
Aktualitet

“Çështja Balluku ngre pikëpyetje” DW: Korrupsion sistematik brenda qeverisë, përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm

09:23 - 06/11/26

Në raportin e publikuar më 4 nëntor, Komisioni Evropian e rendit Shqipërinë ndër vendet më të avancuara në procesin e...

Lexo më shumë
Fier/ Gjendet një person i pajetë pranë spitalit “Memorial”

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 persona në pranga dhe një në kërkim

09:06 - 06/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:55 - 06/11/26
Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

08:34 - 06/11/26
21 ditë protestë kundër Ramës, studentët do të organizohen përsëri në orën 12:00: Pa dorëheqje nuk ndalojmë

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete

08:30 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com