GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nuk është normal. Futbollisti tenton të mashtrojë klubin, e pëson keq

17:57 - 04/08/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk është normal. Futbollisti tenton të mashtrojë klubin, e pëson keq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mohamed Ihattaren, 21 vjeçari nga Utrehti që konsiderohej një nga perlat e futbollit holandez, ka bërë që të flitet përsëri për të… nagativisht “of course”. Pasi u dallua si adoleshent te PSV Eindhoven, futbollisti me origjinë marokene u transferua te Juventusi në verën e vitit 2021.

Mohamed Ihattaren bëri debutimin e tij për PSV-në herët, në moshën 17-vjeçare dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë edhe Barcelonën. “Ai ka talentin natyral që kishin vetëm Rijkaard dhe Van Basten”,- thanë ata nga Eindhoven. Veç që djali nga Utrecht humbi rrugës dhe sabotoi veten: ai nuk konfirmoi në terren dhe përfundoi duke vuajtur për shkak të lidhjeve të tij me botën e krimit.

 

Mohamed Ihattaren, talenti i arrestuar për lidhje me mafian

Nuk bindi Mohamed Ihattaren te Juventusi, i cili u përpoq ta ringjallte karrierën e tij me disa huazime. Fatkeqësisht, holandezi nuk mori minuta as te Sampdoria dhe as te Ajax. Madje në Genova erdhi me 5 kilogramë më tepër. Më pas, pa lajmëruar, nuk paraqitet më në stërvitje. Ai shkoi në shtëpi në Holandë dhe madje mendoi të hiqte dorë nga futbolli.

Ihattaren ka qenë gjithashtu në kryetitujt, jo për futbollin, por për problemet me disiplinën dhe ligjin. Rënia e të riut në fakt filloi që në tetor 2019, kur ai ishte vetëm 17 vjeç. Pas vdekjes së babait të tij, Muhamedi u prek jashtëzakonisht shumë. Ai as sot e kësaj dite nuk ka arritur të kapërcejë momentin e ekuilibrit.

Në nëntor 2022, mesfushori u arrestua për lidhje me drejtuesit e “Mocro Maffia”, një organizatë kriminale në Holandë, e përbërë nga të rinj me rrënjë marokene. Arriti deri aty sa disa anëtarë të organizatës i vunë flakën makinës së tij, një Porsche, m’u në mes të Utrehtit.

Ihattaren kishte probleme edhe me ish-bashkëshorten e tij, Yasmine. Pas një martese që zgjati vetëm disa muaj, mes të dyve filluan skandalet dhe Mohamed u arrestua edhe një herë, në shkurt 2023, pasi dyshohet se e kishte rrahur.

I lëshuar pas 48 orësh dhe me një hetim ende në vazhdim, ish-fëmija i mrekullueshëm holandez nuk ka mundur të fokusohet fare te futbolli. Pak ditë më pare, Juventusi i ndërpreu kontratën.

 

Mohamed Ihattaren u përpoq të mashtronte turqit, të cilët nuk e hëngrën

Menjëherë pasi “Zonja e Vjetër” e largoi atë, Mohamed Ihattaren iu ofrua nga skuadra turke, Samsunspor. Të dy palët ranë dakord për një angazhim katërvjeçar dhe Ihattaren u prit me bujë të madhe në Turqi për vizitën e tij mjekësore. Pas vetëm dy ditësh, gjithçka u prish.

“Ne ramë dakord me Ihattaren, që ai të paguhet për çdo ndeshje që luan në gjysmën e parë të sezonit, sepse ai nuk është gati me stërvitjen e tij fizike. Ai pranoi dhe fansat tanë e mirëpritën. Më pas, menaxheri i tij u përfshi dhe ndryshoi kushtet e kontratës.

Ata na thanë se ai ende nuk ka nënshkruar dhe se lojtari kërkon një pagë mujore. Ata kërkuan edhe një premium instalimi, sepse ishte falas. Plus një përqindje e një transferimi të ardhshëm. “Unë nuk e pranova një gjë të tillë. I thashë gjithashtu: ‘Ti je lojtar problematik, pse të paguajmë nëse nuk luani?’. Gjithçka ishte për paratë”,- tha Yuksel Yildirim, president i Samsunspor, cituar nga “Voetbal International”.

Mohamed Ihattaren, i vlerësuar dy vjet më parë në 12 milionë euro, sot vlen vetëm  300.000 euro, sipas “Transfermarkt”. Në këtë kontekst, me kaq shumë pika të zeza në CV-në e tij, është e vështirë të besohet se ai do të gjejë një klub që do t’i japë një tjetër shans.

Etiketa: Mohamed Ihattaren

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Pse Brady nuk festoi ditëlindjen me modelen e famshme?

Pse Brady nuk festoi ditëlindjen me modelen e famshme?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com