GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nuk është pjesë e grupit parlamentar/ Berisha: Alibeaj ka qëndrim personal të pavlerë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk është pjesë e grupit parlamentar/ Berisha: Alibeaj ka qëndrim personal të pavlerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një dalje për mediat në përfundim të mbledhjes më Komisionin e Rithemelimit, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi qëndrimin e Enkelejd Alibeajt ndaj tij duke mos e njohur si anëtar të grupit parlamentar të PD-së. Berisha tha se ky është vazhdim i qëndrimit të vendimeve të Bashës por sipas tij janë pa vlerë. Ai gjithashtu pranoi se dy janë forumet që drejtojnë partinë, të cilët janë Komisioni i Rithemelimit dhe grupi parlamentar.

“Nëse mbeten jashtë PD e përcaktojnë ata vetë. Ne nuk përjashtojmë.  Ai ishte një dështim i ri i saj i paralajmëruar. Gurvenatorja ka lënë menjanë rolin e ambasadores dhe nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në jetën e brendshme të një force politike. Shpreh kënaqësinë e madhe që çdo shqiptar e ka të qartë se në çfarë gjendje ka qenë PD sikur të ishte seksion i gurvenatores. Zonja në fjalë shkel çdo rregull. Për shkak të terrenit që ka gjetur te Rama dhe Basha preferon të bëjë atë rol. Po të shohësh realitetin kryesia është e shkarkuar. Nuk kemi kryesi. Ish kryetari është i shkarkuar. Dy janë forumet që drejtojnë partinë. Komisioni i Rithemelimit dhe grupi parlamentar. Mbledhje të grupit parlamentar ka pasur ka dhe do të ketë. Kuvendi i datës 11 Dhjetor është jashtë diskutimit të grupit parlamentar. Alibeaj ka qëndrim personal të pavlerë. Është një vazhdim i qëndrimit dhe vendimeve të Bashës por janë pa vlerë. Nuk do ketë penalitete për qëndrime personale” – tha Berisha.

Sipas tij, nëse PD do të propozojë një emër për Presidentin e ri do duhet të mblidhen forumet më të larta të Partisë Demokratike. Berisha më tej tha se edhe ata që kanë mbështetur Bashën, nëse do të duan të kandidojnë, janë të muirëpritur të votohen nga anëtarësia.

“PD nëse do propozojë për presidentin e ri do merret vendimi nga forumet më të larta të PD. Nga këshilli Kombëtar i PD që do të zgjidhet në Kuvendin e 30 Prillit. PD nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Nëse Edi Rama për shkak të dhunimit të zgjedhjeve vendos që presidentin ta propozojë PD ose opozita atëherë do nisin konsultimet me forcat e tjera politike dhe përcaktohen qëndrimet. Personi është i dërguar privat dhe unë nuk mund ta bëjë publike. Nuk kam qenë i ashpër përkundrazi i kam bërë të qartë që nuk lejojmë ndërhyrje në punët e brendshme të PD. Ka marrë fund . E kam bërë të qartë dhe e kam faktuar se nuk e kam pranuar. Ata që kanë mbështetur zotin Basha dhe janë zgjedhur me votat e anëtarësisë. Dëshirojnë të kandidojnë dhe janë të mirëpritur nëse votohen nga anëtarësia. Deputetët po marrin pjesë dhe janë të angazhuar në procesin e brendshëm në zgjedhjet në parti. Një proces që quhet audit brenda partisë dhe do zhvillohet kur ekziston dyshimi se janë shkelur rregullat statutore. Konstatoj një shkallë përgjegjësie të plotë nga demokratët për të rivendosur unitetin” – u shpreh ai.

 

Etiketa: Enkelejd Alibeajgrupi parlamentarSali Berisha

Lajme të lidhura

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
Para
“Los Blancos”/ Kushtetuesja shfuqizon vendimin për ekstradimin në Itali të Gentian Manajt

"Los Blancos"/ Kushtetuesja shfuqizon vendimin për ekstradimin në Itali të Gentian Manajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë....

Lexo më shumë
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com