GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Nuk është problemi te 430 miliardë €!

20:05 - 26/02/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Një zgjidhje për opozitën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Nëse debati për rezultatet e komisionit hetimor parlamentar përqendrohet tek “fakti” që janë shpërdoruar 430 milionë € apo 43 €, ka rrezik t’i ngjajmë njeriut që merr shatin dhe prashit në det!

Ka një dallim mes hetimit administrativ, hetimit të prokurorisë dhe hetimit të Parlamentit. Hetimi i Prokurorisë do të gjejë dëmin e bërë, personat e përfshirë dhe gjykata do të vendosë për fajësinë apo jo të personave të përfshirë. Është hetimi që do të përcaktojë nëse kemi përgjegjësi individuale apo kemi të bëjmë me bashkëpunimin në grup?

Duket fjala “hetimor” krijon keqkuptim. Kjo është arsyeja që disa deputet “imitonin” prokurorin dhe disa të tjerë avokatin mbrojtës.

Nuk është detyrë e komisionit hetimor parlamentar të na tregojë “dëmin” e kryer. Ka bërë dhe po bën një hetim media. Po heton prokuroria dhe ndoshta edhe vetë qeveria ka nisur ndonjë hetim administrativ për të kuptuar pse mbërriti në këtë ditë. Edhe opinionin publik e ka bërë ndërkohë një hetim dhe gjykim.

Nga hetimet parlamentare më shumë se hetimin e problemit presim të sqarohet mekanizmi që ka pjellë problemin. Presim rekomandime cilësore! Çfarë ndërhyrjesh ligjore duhen bërë përshembull në ligjin për koncesionet?

Kaq e vështirë është që te ligj për koncesionet të jetë e qartë se nuk mund të marrë koncesion një kompani që nuk provon se ka para për të bërë investimin?

Kaq e vështirë është që kompania që fiton koncesionin të mos lejohet shesë aksionet, e të tjetërsojë pronësinë?

Kaq e vështirë është që nëse ka hetim penal, të pezullohet pagesa për kompanitë?

Kaq e vështirë është që të ndalosh me ligj koncesione apo PPP me kompanitë offshore?

A duhet të ketë një debat për faktin se tashmë PPP përbëjnë 11% të Prodhimit të Brendshëm?

Për inceneratorët ende ka më shumë pyetje se përgjigje.

Nga komisioni hetimor presim rekomandime dhe ndërhyrje që të mos përsëritet më historia që tre njerëz me duar në xhepa, fusin duart në xhepat e gjithsecilit dhe prezantohen si investitorë çudibërës!

Më shumë se te gjejmë sa miliona kemi humbur na duhet të shkatërrojmë mekanizmin që ka prodhuar guximin për të abuzuar me miliona!

Etiketa: kryesore2Lutfi Dervishimiliardeproblemi

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Përjashtimi i Rusisë nga sistemi Swift, Gjermania mbështet iniciativën e vendeve europiane

Përjashtimi i Rusisë nga sistemi Swift, Gjermania mbështet iniciativën e vendeve europiane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com