GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Intervista

“Nuk është respektuar Kodi i Punës”/ Eksperti Fatjon Softa shpjegon tragjedinë në Lushnjë: Rreziku vazhdon

14:47 - 02/03/24
në Intervista, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
“Nuk është respektuar Kodi i Punës”/ Eksperti Fatjon Softa shpjegon tragjedinë në Lushnjë: Rreziku vazhdon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasditen e së premtes, 1 mars 2024, në Lushnje në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plastmasit” u regjistrua një shpërthim i fuqishëm që la pas dy viktima dhe 8 të plagosur. Personat që humbën jetën janë Elidion dhe Roland Hoxha babë e bir, teksa në mesin e 7 të plagosurve është edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Shpërthimi ka shënuar një tragjedi, ndërsa është ndjerë edhe nga banorët që jetojnë pranë zonës industriale të qytetit të Lushnjës. Dëme të mëdha janë bërë edhe në bizneset pranë vendit ku ndodhi shpërthimi, teksa disa banorë e krahasojnë shpërthimin me atë të 15 marsit 2008 në Gërdec.

Për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes si dhe gabimet që janë bërë dhe sollën këtë tragjedi, Gijotina.com ka kontaktuar me ekspertin e sigurisë Fatjon Softa. Ai shprehet se këto ngjarje të rënda vijnë për shkak se nuk ka siguri në kantieret e punës, duke na treguar se ndodh rëndom që ambientet e kantiereve të punës të jenë poshtë shtyllave të tensionit. Në këto raste ai shpjegon se sa herë bëhen punime afër këtyre objekteve duhet të kërkohet ndërprerja e transmetimit të energjisë. Eksperti thekson që rreptësishtë duhet të ndalohen punimet afër shtyllave të tensionit të lartë.

Softa shpjegon se është për t’u shqetësuar, edhe duhen marrë masa për ato zona ku edhe shtëpitë e banimit ndodhen afër shtyllave të tensionit.

“Ngjarja e rëndë, ka sjellë pasoja, dy humbje jetë  dhe te plagosur, ndërmjet tyre dhe një deputet që mbikëqyrte punimet në pronën e tij. Banoret e krahasojnë me Gërdecin, kjo për shkak te frikës nga shpërthimi që është dëgjuar disa km larg zonës. Siguria në punë, siguria ne kantieret, janë shkaqet kryesore.

Shtyllat e tensionit të lartë janë nga 3 deri ne 7 m nga toka, në varësi te tensionit të rrymës që transmetojnë. Kur kryen punime nën telat e tensionit të lartë, kërkohet ndërprerja e transmetimit të energjisë elektrike, sepse takimi i tyre me sende apo mjete të punës është një rrezik serioz. Ndalohen ne afërsi te kabinave elektrike, transmetues të energjisë elektrike përdoromini pajisjeve si saldatrice, bombola gazi, bombola oksigjeni, lëndë te djegshme.

Përreth transmetuesit krijohet atmosfere shpërthyese që mund te jetë pluhuri, gazrat, tymi, lagështia, etj qe mund të krijojnë premisa për shpërthim. Nën telat e transmetueseve të tensionit të lartë ka ndërtime, banime, që edhe shtesa në lartësi kane bërë dhe të gjitha janë burime te tragjedive. Mos respektimi i i ligjit për sigurinë në punë, mbrojtja nga zjarri, sistemet e certifikuara të pajisjeve apo instalimeve, mbikëqyrja nga institucionet dhe toleranca, sjellin pasoja fatale”, sqaroi eksperti.

 

Më tutje Softa tregon për Gijotina.com se ka dy pista hetimi për ngjarjen. Në pistën e parë dyshohet se krahu i vinçit është ngritur në mënyrë të pakontrolluar, pasi nuk ka patur aty një drejtues teknik të kualifikuar dhe si pasojë kabllot kanë rënë mbi bombolat e oksigjenit çka ka sjellë shpërthim.

Ndërsa pista e dytë konsiston në dyshimin që bombola është transmetuar me vinç ka prekur telat dhe menjëherë ka shpërthyer.

Sipas Softës, shkak për incidente të tilla bëhet edhe për faktin se punonjësit nuk pajisen me mjetet dhe veshjet e duhura.

“Ka dy pista hetimi, prekja e telave nga eskavatori, apo vinçi, që do të thotë ngritja e krahut të tij në mënyrë të pakontrolluar dhe pa një mbikëqyrës punimesh (drejtues teknik) dhe më pas  rënia e kabllove në një bombol oksigjeni dhe pista e dytë që bombola është transportuar nga vinçi dhe ka prekur telat. Te gjitha rastet janë flagrante, sepse ka rregulla për ruajtjen, mbajtjen dhe transportimin e enëve nën presion, gaz, oksigjen etj. pasi janë burime të shpërthimeve.

 Mos mbajtja e veshjeve të përshtatshme si kokore, rripa lidhës ne punimet nën lartësi, rrethimi zonës me shirit dhe tabela paralajmëruese si kantier punimi, ndalohet kalimi, distancat qe parashikon ligji, punonjës të kualifikuar, instruktuar, dhe te pajisur me dëshmi aftësie. Në çdo ndërmarrje duhet të ketë një punonjës te certifikuar nga Kryqi i kuq qe njeh rregullat dhe di te japë ndihmën e parë nga 0 dhe infinit,  punonjës etj”, theksoi eksperti.

Në këtë kuadër Softa rekomandon që qendrat tregtare, kantieret  industriale dhe shtëpitë e banimit të ndërtohen sa më larg këtyre linjave. Pasi përveç të tjerave, çdo ditë janë të ekspozuar nga valë kancerogjene.

“Qendrat tregtare, kapanonet industriale duhet të jenë ta larguara nga qendrat e banuara në distanca të përrcaktuara dhe ndalohen punimet dhe ndërtimet nën transmetuesit e tensionit të larte duke lenë të lirë rrugë- kalimin dhe hapësirat. Ato transmetojnë vale që sipas Organizatës Botërore te Shëndetësisë janë të dyshuara kancerogjene.

Shtyllat e rrjetit të energjisë elektrike, si përçues të rrymës elektrike të tensionit të lartë, gjenerojnë fusha elektromagnetike (EMF) të tipit ELF (‘frekuencë jashtëzakonisht të ulët’), kjo për shkak të sipërfaqes më të madhe të përcjellësit. E thënë thjesht, sa më i trashë të jetë përcjellësi, aq më i ulët është efekti i koronës dhe, rrjedhimisht, zhurma”, sqaroi eksperti.

Përgatiti gazetarja: Esmeralda Hida

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: dy pistat e hetimiteksperti i siguriseFatjon Softarrezikushtyllat e tensionist te larte.tragjedia ne Lushnje

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Vinin baste me celularë, arrestohen 2 persona në Fier

EMRI/ I dënuar me mbi 4 vite burg, kapet 37-vjeçari në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com