GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Nuk i del inati/ Vjosa Osmani poston foton ku Rama ‘lihet në cep’, plasin komentet në Kosovë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk i del inati/ Vjosa Osmani poston foton ku Rama ‘lihet në cep’, plasin komentet në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nuk e fshehin as në takime të nivelit të lartë mërinë që kanë mes tyre, që ka nisur prej kohës kur politikania nga Kosova mbante postin e kryetares së Kuvendit.

Ballkani i Hapur, vetëm sa i përkeqësuar marrëdhëniet mes politikanëve qeverisës andej dhe këtej kufirit, ndërkohë që një gjë e tillë u vërejt dhe në një takim mes liderve nga vendet e Europës Juglindore që u mbajt dje në Selanik, e ku ishin të pranishëm drejtues të BE, dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Edhe pse në një tryezë, të ulur sipas protokollit në krahë të njëri tjetrit, Osmani dhe Rama, e kanë shprehur parehatinë e tyre, edhe përmes postimeve në rrjetet sociale. Ishte fillimisht i pari i qeverisë shqiptare ai që do të postonte një album me foto nga samiti ku në asnjë prej tyre nuk shihej një shtrëngim duarsh i përzemërt me Osmanin.

E vetmja foto me të ishte ajo e një tavoline të përgjithshme, ku presidentja e Kosovës shihej në krahë të Scholz, i cili dje u prit në një ceremoni zyrtare nga Albin Kurti në Kosovë.

Por, në ndryshim nga Rama, Osmani postoi 3 foto nga takimi, ku i vendoste theksin mbështetjes që Gjermania i ka dhënë pavarësisë dhe shtetformimit të Kosovës, ndërkohë që Edi Ramën kishte vendosur ta publikonte të prerë dhe të përhumbur.

Kjo gjetje e Vjosës, apo stafit të saj të komunikimit, nuk i kaloi pa u vënë re ndjekësve të saj në rrjetet sociale, një pjesë e të cilëve e kanë mbështetur, pasi sipas komentuesve, Edi Rama fare mirë mund të qëndrojë me Aleksandër Vuçiç, shtypësin e deri djeshëm të shqiptarëve.

 

Etiketa: osmaniRama

Lajme të lidhura

Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, gjykata e Hagës i lejon vizitën për arsye humanitare!
Kosovë & Rajon

Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, gjykata e Hagës i lejon vizitën për arsye humanitare!

12:52 - 18/11/26
Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit
Kosovë & Rajon

Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

15:31 - 17/11/26
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga  Haga
Kosovë & Rajon

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga Haga

11:50 - 17/11/26
Para
Kosovë, dogana zhvillon aksion në veri të vendit

E rëndë/ Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët

13:44 - 19/11/26

Presidenti i SHBA, Donald Trump, homologu i tij rus Vladimir Putin dhe ai kinez, Xi Jinping kanë publikuar një deklaratë...

Lexo më shumë
Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

13:22 - 19/11/26
Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë

13:18 - 19/11/26
Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që janë kundër PD

Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që janë kundër PD

12:58 - 19/11/26
Zhupa: Rama shpërfill kërkesën e PE-së, mbron ligjin që lejon betonizimin e zonave të mbrojtura

Zhupa: Rama shpërfill kërkesën e PE-së, mbron ligjin që lejon betonizimin e zonave të mbrojtura

12:14 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com