GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk ia dalin, dorëzohen shqiptarët. Rekord aplikimesh për azil

07:28 - 19/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk ia dalin, dorëzohen shqiptarët. Rekord aplikimesh për azil
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian shënuan një rritje të shpejtë në muajt e verës, duke tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë.

Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1400, me një rritje prej 46% në krahasim me korrikun dhe më shumë se dyfishi në raport me muajin qershor.

Në gusht, aplikimet ishin më të larta dhe se muajt e fundit përpara se të fillonte pandemia, dhjetor 2019 dhe janar e shkurt 2020. (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në BE, sipas muajve, janar 2019-gusht 2021)

Në gusht 2021, rreth 1200 ishin aplikime të reja dhe rreth 230 ishin riaplikime.

Në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, shqiptarët mbajnë rekord për numrin e aplikimeve në gusht, duke rezultuar gati katër herë më të larta sesa shteti i dytë pas nesh, që është Maqedonia e Veriut. (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga rajoni në shtetet e BE-së, gusht 2021)

Cikli i emigrimit, i nisur që pas viteve ’90 nuk po njeh ngadalësim, përkundrazi ai është përshpejtuar sërish që pas vitit 2015. Të dhëna të tjera të Eurostat bëjnë të ditur se që nga janari i vitit 2008 deri në korrik 2021 janë rreth 234 mijë shqiptarë që kanë kërkuar gjithsej azil në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE).

Sipas viteve, numri më i madh i aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare (azil) është shënuar në vitin 2016, me gati 69 mijë, ku gati 80% kishin destinacion Gjermaninë. Vitet e mëvonshme, aplikimet u përgjysmuan, ndërsa në 2019-n u shënua një tendencë rritëse e lehtë. (shiko grafikun: Kërkesat për azil në BE nga shtetas shqiptarë, sipas viteve).

Në 2020-n, pandemia i frenoi përkohësisht aplikimet, për shkak të karantinave dhe kufizimeve të udhëtimeve, por nuk i ndali tërësisht.

Ndërsa në verën e këtij viti u konstatua sërish rritje e kërkesave për azil, duke arritur nivelet e para pandemisë.

Krahas kërkesave për azil, që në pjesën më të madhe, mbi 90%, refuzohen për shkak se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta, rrugët për të ikur janë të shumta. Po sipas Eurostat, që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria mban rekordin për numrin e shtetasve të saj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në një shtet të Bashkimit Europian. Për të njëjtën periudhë (2008-2020) kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 426 mijë serbë, 337 mijë boshnjakë, 285 mijë shtetas të Kosovës, 195 mijë nga Maqedonia e Veriut dhe më pak se 20 mijë nga Mali i Zi.

Në raport me popullsinë, diferenca është edhe më e lartë. Gati 25% e popullsisë shqiptare (të vitit 2020) tashmë jeton e punon në një nga vendet e Bashkimit Europian. Vendi i dyte pas nesh është Kosova (15.4%), e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (10.3%), Maqedonia e Veriut (9.4%), Serbia (6.2) dhe Mali i Zi (3.3%).

Etiketa: aplikimetAzilKryesore1rritenshqiptaret

Lajme të lidhura

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
Aktualitet

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

21:46 - 15/12/25
“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më…”/ Çfarë u tha Artjol Xhelo prindërve para se të vetëvritej
Aktualitet

“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më…”/ Çfarë u tha Artjol Xhelo prindërve para se të vetëvritej

20:01 - 15/12/25
Para
Puthje pasionante dhe momente intime me Ermal Hoxhën, ja çfarë nuk u pa në festën e Rezartës

Puthje pasionante dhe momente intime me Ermal Hoxhën, ja çfarë nuk u pa në festën e Rezartës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 17 Tetor 2024
moti

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025

07:36 - 16/12/25

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025

07:33 - 16/12/25
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

23:26 - 15/12/25
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com