GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Nuk isha në dijeni”/ Iu gjetën dokumenta sekrete, reagon Biden

08:15 - 11/01/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk isha në dijeni”/ Iu gjetën dokumenta sekrete, reagon Biden
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Joe Biden tha të martën se ishte i befasuar kur mësoi se dokumenta të klasifikuara u gjetën në një zyrë që ai përdorte dikur dhe tha se ai dhe ekipi i tij po bashkëpunojnë plotësisht me agjencitë amerikane që po kryejnë një vlerësim të asaj që ndodhi.

Presidenti Biden u tha gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me udhëheqësit e Meksikës dhe Kanadasë se ai po i shqyrtonte seriozisht dokumentet e klasifikuara. Ai tha se nuk e dinte se çfarë kishte në ato dokumenta.

“Ne jemi duke bashkëpunuar plotësisht me procesin e rishikimit i cili shpresoj se do të përfundojë së shpejti,” tha zoti Biden. Demokrati Biden është përballur me kritika nga republikanët pasi Departamenti i tij i Drejtësisë nisi një hetim vitin e kaluar për shqyrtimin e dokumentave të klasifikuara , të zbuluara në banesën e ish presidentit republikan Donald Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach të Floridës.

Të dyja rastet ndryshojnë në disa fronte. Avokatët e zotit Biden zbuluan më pak se 12 dokumenta të klasifikuara brenda zyrës në një institutin hulumtues dhe njoftuan Arkivin Kombëtar të SHBA për zbulimin e tyre, i dorëzuan materialet dhe thanë se po bashkëpunonin me Arkivin Kombëtar dhe Departamentin e Drejtësisë.

 

Në kontrast me këtë rast, ish presidenti Trump mbajti mijëra të dhëna qeveritare, disa qindra prej të cilave ishin me shenjën “të klasifikuara”, brenda rezidencës së tij në Florida për më shumë se një vit pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk i ktheu ato menjëherë ose me dëshirë, pavarësisht kërkesave të shumta nga Arkivi Kombëtar.

 

Kur ai më në fund dorëzoi 15 kuti me dokumenta në janar të vitit 2022, Arkivi Kombëtar zbuluan se më shumë se 100 prej tyre ishin të shënuara si të klasifikuara. Më vonë ajo ia referoi çështjen Departamentit të Drejtësisë.

Hetuesit u përpoqën ta detyronin Trumpin të kthente çdo të dhënë të klasifikuar të mbetur përmes një kërkese zyrtare për të dëshmuar dhe një vizite në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago. Në atë vizitë, këshilltarët e Trumpit kthyen disa dhjetëra të dokumenta të tjera të klasifikuara dhe dëshmuan se asnjë material tjetër i klasifikuar nuk kishte mbetur në rezidencë.

Duke dyshuar për pengim të mundshëm të drejtësisë, FBI-ja kërkoi dhe mori miratimin e gjykatës në gusht për të kontrolluar shtëpinë e tij, ku agjentët gjetën më shumë se 13,000 dokumenta shtesë, rreth 100 prej tyre tepër të klasifikuara. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland emëroi Këshilltarin Special Jack Smith në nëntor për të hetuar këtë çështje.

Për të vërtetuar se ka ndodhur një krim, hetuesve do t’u duheshin prova për të treguar se Trumpi ose bashkëpunëtorët e tij me vetëdije dhe dashje i mbanin dokumentat dhe qëllimisht kërkuan të pengonin hetimin e departamentit për t’i kthyer ato. Presidenti Biden i doli në mbrojtje mënyrës së trajtimit të dokumentave.

“Ata gjetën disa dokumenta në një kuti në një dollap të mbyllur. Dhe sapo i gjetën, kuptuan se kishte disa dokumenta të klasifikuara në atë kuti. Dhe bënë atë që duhej të bënin. Ata menjëherë lajmëruan Arkivat Kombëtare”, tha ai.

“Unë u informova për këtë zbulim dhe u befasova kur mësova se kishte të dhëna qeveritare që ishin dërguar në atë zyrë, por nuk e di se çfarë ka në ato dokumenta,” tha ai. Presidenti tha se avokatët e tij i kanë sugjeruar që të mos pyeste se çfarë kishte në dokumenta. “Unë i kam dorëzuar kutitë, ata i kanë dorëzuar ato tek Arkivat dhe ne po bashkëpunojmë plotësisht me zyrtarët për shqyrtimin e tyre, proces i cili shpresoj se do të përfundojë së shpejti. Dhe do të ketë më shumë hollësi në atë kohë,” ai presidenti./ VOA

Etiketa: Joe BidenPresidentshtetet e bashkuara te amerikes

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Para
Pas spektaklit, Kiara “braktis” Luizin: S’dua të bëj fare me ty

Pas spektaklit, Kiara “braktis” Luizin: S’dua të bëj fare me ty

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com