GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk iu dha azili në Shqipëri, deportohet në Turqi gazetari turk

09:27 - 19/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk iu dha azili në Shqipëri, deportohet në Turqi gazetari turk
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Depërtohet drejt Turqisë gazetari Ahmet Emre Olur. Gazetari turk kërkoi azil në Shqipëri, por nuk iu dha. Lajmi për deportimin konfirmohet nga avokatja e gazetarit turk.

Ahmet Emre Olur u deportua nga autoritetet shqiptare me pretendimin se i ka kaluar afatin 2-vjeçar për të qëndruar në vendin tonë. Gazetari kërkoi azil politik pasi sipas tij, dëbimi nga Shqipëria mund të rrezikojë seriozisht jetën dhe njëkohësisht mund të diskriminohet për shkak të bindjeve politike në shtetin e origjinës.

Gazetari është shpallur në kërkim nga shteti turk pasi ka bërë disa kronika kundër qeverisë, ndërsa sipas avokatit të tij thuhet se i ka dërguar disa kërkesa shtetin tonë për azil, por nuk janë marrë parasysh, me arsyetimin se zyra e emigracionit është mbyllur.

Në një letër drejtuar edhe Ministrisë së Brendshme, avokatët e tij shprehen se familjarët e Ahmet Emre Olur shprehnin shqetësimin se i afërmi i tyre ishte shoqëruar në komisariatin e policisë Rinas, ku më pas kemi marrë dhe takim me drejtuesit e këtij komisariati dhe na kanë vënë në dijeni të faktit se ky shtetas kishte kaluar afatin 2 vjeçar në shtetin Shqiptar dhe për këtë fakt do të merrej vendim dëbimi.

“Nga kontaktet që kemi pasur me familjarët na kanë thënë se nuk është i vërtet fakti se ky shtetas ka qëndruar në Shqipëri jashtë afateve ligjore. Sipas kontakteve që kemi pasur na është thënë se shtetasit Ahmet Emre Olur me numër pasaporte U14867557 me origjinë shtetas Turk i rrezikohet jeta nëse do të dëbohej nga vendi ynë drejt vendit të origjinës dhe ky fakt do të ndodh në bazë të bindjeve politike të tij. Dhe njëkohësisht ka shfaqur vullnetin që të kërkoj azil politik në shtetin Shqiptar.

Bazuar në ligjin me Nr. 10/2021 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 2 të tij përcaktohet qartë se ky ligj zbatohet për të gjithë shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, të cilët kanë deklaruar qëllimin për të paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë, për aq kohë sa atyre u lejohet të qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë si kërkues për mbrojtje ndërkombëtare, si dhe për anëtarët e familjes së tyre.

Njëkohësisht bazuar në Neni 5 të ligjit me Nr. 10/2021 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë” , e drejta për azil Republika e Shqipërisë garanton të drejtën për azil të shtetasit të huaj ose personit pa shtetësi, i cili ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së vet ose jashtë vendbanimit të zakonshëm të mëparshëm dhe nuk ka mundësi ose dëshirë të kërkojë mbrojtjen e atij vendi për shkak të frikës së bazuar për të qenë i persekutuar për arsye të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjes politike.

Për sa më sipër kërkojmë nga ana Ministrisë së Brendshme, Komisariatit të policisë Rinas, Drejtorisë së Policisë Tiranë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të zbatohet në mënyrë objektive ligjin me Nr. 10/2021 ‘Për Azilin në Republikën e Shqipërisë’.”

Etiketa: gazetarturk

Lajme të lidhura

Raporti OECD: Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara
Aktualitet

Raporti OECD: Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara

17:58 - 23/01/26
Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë
Aktualitet

Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë

17:40 - 23/01/26
Irena Gjoka e dënuar me burg, Berisha kërkon KLGJ: “T’i ndërpritet mandati”
Aktualitet

Irena Gjoka e dënuar me burg, Berisha kërkon KLGJ: “T’i ndërpritet mandati”

17:20 - 23/01/26
Para
30 muaj burg për shqiptarin në Britani, avokati: E mashtruan bandat

30 muaj burg për shqiptarin në Britani, avokati: E mashtruan bandat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Folës të dehur që na bëjnë të qeshim”, djali i Sokol Olldashit ia thotë në sy Berishës: Po na prishni imazhin
Breaking Views

“Folës të dehur që na bëjnë të qeshim”, djali i Sokol Olldashit ia thotë në sy Berishës: Po na prishni imazhin

19:31 - 23/01/26

Kreu i PD Sali Berisha po me të rinjtë e FRPD Foltoren e radhës. Një nga folësit ishte Glauk Olldashi,...

Lexo më shumë
“Çdo gjë përfundon në këmbët e Belindës”, Berisha karikon të rinjtë e FRPD para protestës: Ngrihuni si në Serbi!

“Çdo gjë përfundon në këmbët e Belindës”, Berisha karikon të rinjtë e FRPD para protestës: Ngrihuni si në Serbi!

19:12 - 23/01/26
“E ka vënë përpara kreun e PD”/ Kulluri: Salianji i vetëm përballë Kryesisë dhe Berishës, i ka mbushur sallat plot!

“E ka vënë përpara kreun e PD”/ Kulluri: Salianji i vetëm përballë Kryesisë dhe Berishës, i ka mbushur sallat plot!

19:00 - 23/01/26
Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë

Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë

18:13 - 23/01/26
Raporti OECD: Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara

Raporti OECD: Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara

17:58 - 23/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com