GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk iu gjetën shkelje/ KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës

21:11 - 13/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk iu gjetën shkelje/ KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas hetimeve të bëra, KPK ka konfirmuar sot në detyrë  prokurorin e Tiranës, Etien Kapo. Komisioni ka dalë në rezultatin se Kapo ka pasur burime financiare të ligjshme për krijimin e pasurive si dhe nuk ka probleme të figurës. Subjekti dha shpjegime për dy denoncime nga publiku. Relatorja Valbona Sanxhaktari deklaroi në seancë se prokurori Kapo dhe bashkëshortja e tij kanë pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve.

Për një apartament me sipërfaqe totale 128.6 m2 në Selitë të Tiranës, të porositur në vitin 2007 kundrejt çmimit 85 mijë e 764 euro, subjekti ka deklaruar si burime 85 mijë euro të dhuruara nga babai i bashkëshortes dhe pjesën tjetër nga kursimet e tyre. Sanxhaktari deklaroi se Kapo i ka deklaruar këto burime në deklaratën e vitit 2007 dhe në atë veting. Komisioni ka verifikuar mundësinë financiare të vjehrrit të subjektit për dhurimin e shumës 85 mijë euro në 2007-ën. Sipas relatores, nga hetimi ka rezultuar se ai ka qenë aksioner në një shoqëri dhe se ka ndarë divident në vlera të konsiderueshme që e mbulojnë vlerën e dhuruar.

Po ashtu, ka rezultuar se babai i bashkëshortes ka tërhequr shuma të konsiderueshme nga llogaritë e tij bankare në periudhën kur është deklaruar se është dhënë vlera 85 mijë euro. Kapo u pyet në seancë përse dhuruesi kishte kryer në vitin 2009 deklaratë para noterit për dhënien e kësaj shume dhe jo në kohën e dhurimit. Subjekti shpjegoi se kjo deklaratë ishte kryer pasi ishte pyetur nga ILDKPKI lidhur me dhurimin. Ai theksoi se pavarësisht se deklarata noteriale ishte kryer nga vjehrri në vitin 2009, ai e kishte pasqyruar shumën e dhënë në deklaratën periodike të vitit 2007.

Komisioni konstaton se Kapo ka pasur burime të ligjshme dhe për mbulimin e shpenzimeve për rikonstruksionin e ballkonit në vitin 2008 në shumën 500 mijë lekë dhe për krijimin e një depozite në vlerën 883 mijë lekë. Po ashtu ka rezultuar se ka pasur mundësi financiare për blerjen e një automjeti tip ‘Scoda’ për çmimin 15 mijë e 150 euro, si burim krijimi të së cilës ka deklaruar shitjen e dy automjeteve të tjera dhe të ardhurat nga pagat mujore. Sanxhaktari sqaroi se nga hetimi ka rezultuar se Kapo ka qenë bashkëkredimarrës me të atin në vitin 2013, si dhe i ka dhuruar një personi të afërm një ngastër tokë-arë me sipërfaqe 960 m2 në Linzë në vitin 2005 që e kishte fituar dhe vetë me dhurim në 98-ën – gjetje për të cilat nuk u konstatuan probleme.

Sipas KPK, nga analiza financiare e përgjithshme, nuk kanë rezultuar pamjaftueshmëri financiare gjatë gjithë periudhës së rivlerësimit, përfshi edhe para vitit 2003 kur nuk kryhej deklarimi në kriterin e pasurisë. Prokurori Kapo mori vlerësim pozitiv edhe për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u evidentuan probleme domethënëse në kriterin profesional. Sipas Komisionit, Kapo ka respektuar gjithmonë afatet në kryerjen e hetimeve.

Relatorja Sanxhaktari konstatoi se në vitin 2002 ndaj subjektit ishte dhënë një masë vërejtje, por që ishte hequr tre muaj më vonë. Për një kallëzim të kryer në Prokurorinë e Durrësit ndaj subjektit me pretendimin se ai nuk kishte kryer hetimet e nevojshme në një çështje penale, është vendosur mosfillimi i procedimit. Në seancë u relatua se Kapos i janë kërkuar shpjegime për dy prej denoncimeve të kryera nga publiku. Sipas Sanxhaktarit, çështjet i përkasin vitit 2019 dhe janë ende në shqyrtim

Subjekti u pyet nga Sanxhaktari dhe vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler lidhur me një prej denoncimeve, nga rezultonte se ai kishte apeluar një vendim të gjykatës së shkallës së parë që kishte rrëzuar vendimin e pushimit të tij. Kapo sqaroi se bëhej fjalë për një aksident rrugor ku kishte vepruar duke kryer gjithë veprimet hetimore, kqyrjen e vendit të ngjarjes, ekspertimin mjeko-ligjor të të dëmtuarit dhe marrjen e deklarimeve të tij e të autorit. Ai deklaroi se bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit kishte konkluduar se nuk kishte vepër penale dhe se i kishte sugjeruar të dëmtuarit t’i drejtohej gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim. Kapo shtoi se dhe i dëmtuari në kërkesën që i kishte drejtuar Byrosë së Sigurimeve për shpërblim dëmi, shprehej se ngjarja

Etiketa: emerimEtien Kapohetimekonfirmim ne detyreKPKpasuriprofesionprokurori i Tiranes

Lajme të lidhura

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë
Aktualitet

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

22:38 - 16/12/25
Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga
Aktualitet

Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga

21:13 - 16/12/25
Aksidenti/ 19-vjeçari përplas këmbësorin në Tapizë–Fushë Krujë, 62-vjeçari ndërron jetë
Aktualitet

Aksidenti/ 19-vjeçari përplas këmbësorin në Tapizë–Fushë Krujë, 62-vjeçari ndërron jetë

19:24 - 16/12/25
Para
Iu gjetën një sërë problemesh profesionale, prokuroja dërgohet për trajnim

Iu gjetën një sërë problemesh profesionale, prokuroja dërgohet për trajnim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”
Breaking Views

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 - 16/12/25

Ish-trajneri i Kombetares Shqiptare, Kristian Panuçi ka komentuar deklaratat e trajnerit të Napolit, Antonio Konte, i cili pati thënë se...

Lexo më shumë
Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

22:38 - 16/12/25
Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?

Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?

21:45 - 16/12/25
Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë  votën Sylvinho dhe Gjimshiti

Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë votën Sylvinho dhe Gjimshiti

21:29 - 16/12/25
Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga

Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga

21:13 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com