GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk jemi Republika e Prokurorëve”, Rama i prerë: Ta harrojnë se janë të pakontrolluar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk jemi Republika e Prokurorëve”, Rama i prerë: Ta harrojnë se janë të pakontrolluar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer mesazhet për prokurorët dhe gjykatësit, ndërsa u shpreh se ato nuk janë i vetmi pushtet i pavarur në Shqipëri.

Madje Rama tha se ne nuk jemi “Republika e Prokurorëve” por Republika e Shqipërisë.

Rama u ndal tek Prokuroria e Tiranës, që sipas tij aty nuk ka shkuar ende drejtësia e re edhe pse nuk janë shumë larg në distancë nga SPAK dhe GJKKO.

Kreu i qeverisë u shpreh se “21 janari është i mbyllur në ato sëndukët e maskarenjve të Shqipërisë qysh nga viti 1912 që penguan, sabotuan dhe rrëzuan këdo që tentoi ti bënte gjërat pak më ndryshe. Imagjinoni prokuroritë e tjera në çfarë gjendje janë”.

“Ka ardhur koha të bëjmë shumë më tepër me vetën dhe pastaj përmes PS për ta nxitur dhe ndihmuar drejtësinë e re, që e para të shtrihet në gjithë organizimin e sistemit të drejtësisë, se SPAK dhe GJKKO janë një dy km larg në distancë nga prokuroria e Tiranës.

Këtu u fol për 21 janarin, 21 janari është peng i drejtësisë së vjetër. Nuk ka vajtur drejtësia e re tek prokuroria e Tiranës. 21 janari është i mbyllur në ato sëndukët e maskarenjve të Shqipërisë qysh nga viti 1912 që penguan, sabotuan dhe rrëzuan këdo që tentoi ti bënte gjërat pak më ndryshe. Imagjinoni prokuroritë e tjera në çfarë gjendje janë.

Ne duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë ne që drejtësia të rrisë profesionalizimin e saj.

Drejtësia evropiane është në çdo rast garante e shtetit ligjor, garantë e lirive dhe të drejtave kushtetuese të çdo individi, për fshirë edhe gjykatësit dhe prokurorët të cilët kurrsesi nuk duhet të ndihen dhe jo më pastaj të bëhen një pushtet që ndihet i pakontrolluar dhe i pa balancuar nga asnjë mekanizëm kushtetues dhe ligjor. Kjo është Republika e Shqipërisë dhe jo Republika e Prokurorëve dhe gjykatëse.

Janë një pushtet i pavarur nga Parlamenti dhe Qeveria, por nuk janë i vetmi pushtet i pavarur i kësaj Republike, e cila ka edhe dy pushtete të pavarura që nuk varen nga pushteti gjyqësor në vendimmarrjen e tyre dhe as nuk japin llogari pushtetit gjyqësor për ushtrimin e kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore.

Kështu funksionin drejtësia evropian dhe kjo është panorama e të ardhmes që ne duhet të punojmë bashkë që drejtësia e re të bëhet një drejtësi evropiane”, tha Rama.

Një mesazh Kryeministri e kishte edhe për ata që sipas tij mbushin xhepat, por edhe humbasin mendjen, duke përdorur karrigen e pushtetit.

“Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër që po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin por të merr mendjen, ndaj kush e harron se ajo karrige është e popullit dhe e shtetit, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji.

Në këtë pikë nuk do zgjatem. Për ata që harrojnë se për çfarë e kanë këtë karrige dhe kur i kap rrjeta e drejtësisë presin ndihmë nga partia apo bëjnë viktimën e konspiracioneve, është detyrë dhe përgjegjësi e tyre për ta mbajtur”, tha Rama.

Etiketa: Kryesore1prokuroreRama

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Vdes e moshuara, në vend të ujit piu detergjent pastrimi!

Vdes e moshuara, në vend të ujit piu detergjent pastrimi!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com