GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Nuk justifikoi pasurinë, sekuestrohen pasuritë e Edison Çomos

12:22 - 06/03/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit për inceneratorin e Fierit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lërë në fuqi vendimin për Edison Çobo-n, të cilit në vitin 2020 iu kërkua nga OFL-ja të justifikonte pasurinë.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, i dhënë më 27.04.2022, përcakton pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme dhe konfiskimin e pasurisë.

Në vitin 2020 atij iu kërkua nga OFL-ja të justifikonte pasurinë, ndryshe do t’i sekuestrohej. Edison Çobo rezulton të jetë dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Policia e Beratit e  ka arrestuar në vitin 2018 ndërsa ai cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Çobo ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.4137 dt.25.09.2017 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 06.03.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 126 akti, datë 05.07.2022 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit E.Ç., M.Ç., R.Ç., kundër vendimit nr. 20, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

1-Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2-Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin Nr. 150, datë 30.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë vijon:

3-Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 78.50 m², zona kadastrale {…}, në bashkëpronësi të shtetasve M.Ç. dhe F.Ç..

4-Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 67.30 m², zona kadastrale {…}, në pronësi të shtetases M.Ç.

5-Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 105.56 m², zona kadastrale {…}, në pronësi të shtetases M.Ç.

6-Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall me sipërfaqe trualli 300,8 m² nga kjo sipërfaqe ndërtimi 127,4 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

7-Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 16.00 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

8-Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 44.50 m² ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

9-Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall, me sipërfaqe 2158 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

10-Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall me sipërfaqe 190 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

11-Revokimin e sekuestros për pasurinë me nr. {…}, volume {…}, faqe {…},, zona kadastrale {…},, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 279.20 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 20, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

 

Etiketa: edison comoGjykatepasuri

Lajme të lidhura

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt
Aktualitet

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt

16:59 - 26/12/25
Uncategorized

Ndryshojnë temperaturat, fundviti do jetë i ftohtë

14:28 - 26/12/25
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë

12:18 - 26/12/25
Para
Festa e Dybalas acaron tifozët e Juves

Festa e Dybalas acaron tifozët e Juves

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthimi në Shkodër / Viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar për vrasje, në hetim pista e hakmarrjes
Aktualitet

Shpërthimi në Shkodër / Viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar për vrasje, në hetim pista e hakmarrjes

16:00 - 29/12/25

Hysni Ymeri është personi i cili humbi jetën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në zonën e Perashit në...

Lexo më shumë
Protesta e PD/ Policia informon për rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Protesta e PD/ Policia informon për rrugët që do të bllokohen në Tiranë

15:59 - 29/12/25
Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge

Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge

15:45 - 29/12/25
Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv

Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv

15:25 - 29/12/25
“Tre Lindat në rreth të kuq” – Berisha akuzon Ramën për bllokim drejtësie dhe vjedhje tenderash

Mungesa e ujit në Vlorë, Berisha: Kunata e ish-ministrit Xhafaj përgjegjëse

15:24 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com