GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk justifikonte pasurinë, shkarkohet nga detyra prokurori i Vlorës

13:51 - 21/09/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk justifikonte pasurinë, shkarkohet nga detyra prokurori i Vlorës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Vlorës, Erion Çelaj pas problemeve me justifikimin e pasurisë.

Relatimi i KPK-së për pasurinë u fokusua më së shumti në një apartament në Selitë të Tiranës, i blerë nga subjekti në vitin 2012 kundrejt çmimit 48 mijë euro, pasuri për të cilën Çelaj pretendoi se nuk kishte shpenzuar asnjë “qindarkë” dhe se i ishte dhuruar nga vjehrri.

Çiftja sqaroi se subjekti kishe deklaruar si burim krijimi të kësaj pasurie në vitin 2012 marrëveshjen e vjehrrit të ndjerë më një shoqëri ndërtuese. Nga verifikimi i pronës ka rezultuar se është e regjistruar në dy apartamente të ndryshme, që janë bashkuar në një.

Komisioni vëren se kontrata e shitblerjes ishte nënshkruar nga prokurori Çelaj dhe se është shënuar se vlera 48 mijë euro është likuiduar plotësisht. Sipas relatores, subjekti ka shpjeguar se kontrata ishte nënshkruar vetëm prej tij, pasi bashkëshortja ishte e angazhuar në disa situata familjare. Por, sipas KPK-së, nga hetimi administrativ nuk është provuar marrëdhënia mes ndërtuesit dhe vjehrrit dhe as përfitimi i ndonjë apartamenti nga ortaku i tij.

Komisioni konstatoi gjithashtu pamundësi financiare për krijimin e një depozite 100 mijë lekë në vitin 2009 si dhe mungesë financiare në blerjen e dy automjeteve.

Sipas KPK, nuk është provuar as burimi i ligjshëm i krijimit të dy depozitave në emër të dy fëmijëve në shumat nga 3990 USD secila. Sipas Çiftjas, subjekti ka deklaruar se vlerat e këtyre depozitave janë dhuruar nga vëllai i bashkëshortes që ka jetuar dhe punuar në Itali për periudhën 2007-2011 dhe se i kishte deklaruar ato saktësisht.

Komisioni ngre dyshime për trajtim preferencial në blerjen e një automjeti tip Benz në vitin 2004 kundrejt shumës 500 mijë lekë. Sipas Çiftjes, shitësi e kishte blerë këtë makinë 20 ditë më parë në shumën 743 mijë lekë. Çelaj pretendoi se këtë makinë e kishte parë kur kalonte në qytetin e Fierit dhe se nuk e njihte shitësin.

Në seancë u evidentua gjithashtu edhe mos deklarimi i zotërimit të 50 aksioneve në Shoqërinë Albtelecom. Sipas relatores, subjekti nuk i ka deklaruar asnjëherë në vite këto aksione.

Çelaj e kundërshtoi analizën financiare dhe pretendoi se të gjitha të ardhurat e familjes së tij rridhnin nga burime të ligjshme. Ish-prokurori e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Përmet dhe në Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Etiketa: DETYREshkarkim

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Makina, autoblinda, policë e njerëz në pritje, pamje me dron nga bllokimi i kufirit në Jarinjë

Makina, autoblinda, policë e njerëz në pritje, pamje me dron nga bllokimi i kufirit në Jarinjë

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com