GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk ka asnjë vend si Shqipëria”, Yuri Kim: Privilegj i madh të shërbej këtu

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk ka asnjë vend  si Shqipëria”, Yuri Kim: Privilegj i madh të shërbej këtu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ka bërë sot një deklaratë të veçantë për vendin tonë, duke shprehur kënaqësinë për faktin që ajo punon këtu.  Teksa ka marrë pjesë sot në një ceremoni për promovimin e një libri, Kim ka shprehur vlerësime të larta për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Shefja e diplomacisë amerikane në vendin tonë e ka cilësuar punën e saj në Shqipëri si një privilegj të madh që i është dhënë për të shërbyer. Ambasadorja amerikane Yuri Kim vlerësoi miqësinë dhe partneritetin me Shqipërinë ndër vite duke kujtuar raportet në një shekull dhe dy momentet kur ambasada u detyrua të evakuohej për herë të parë në vitin 1946 për një kohë shumë të gjatë dhe më pas në vitin 1997. Kim rrëfeu edhe një histori me ambasadorin Ryerson.

“Këtë vit, gjatë festimeve tona të 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, kam menduar për gjithçka që ka ndodhur përpara se të gjithë ne të dilnim në skenë. Shumë çka ka ndodhur. Ne kemi pasur pjesën tonë të sprovave dhe mundimeve, si dhe të sukseseve. Dhe këtu sot rastësisht në këtë ditë kur urojmë zotin Qafoku për librin e tij të shkëlqyer, festojmë edhe fillimin formal të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. E kush do ta kishte imagjinuar këtë njëqind vjet më parë?!

Ja çfarë desha të them. Për çdo Ambasador Amerikan është një nder i madh, t’i kërkohet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, të përfaqësojë vendin tonë në një vend tjetër. Për ata nga ne që mund të vijnë në Shqipëri si ambasadorë, është një nder edhe më i madh dhe është një nder shumë i veçantë. Nuk është se Shqipëria është vendi më i madh, apo sepse është vendi më i pasur, nuk është asgjë e ngjashme me këto. Është thjesht sepse ky është vendi më i veçantë. Nuk ka asnjë vend si Shqipëria, asnjë njeri në botë si shqiptari. Dhe miqësia që kanë amerikanët, që ambasadorët amerikanë mund të përjetojnë personalisht me ju, është diçka vërtet e paharrueshme”, u shpreh ajo.

Ndërsa uroi që miqësia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë rroftë edhe për një qind vjet

Etiketa: Ambasadored eklarateShqiperiYuri Kim

Lajme të lidhura

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!
Breaking Views

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!

19:59 - 22/06/26
Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu
Breaking Views

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO
Breaking Views

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Para
“Kam vetëm miq të pasur”/ Gara për t’i zënë vendin Boris Johnson, ja kush pritet ta zëvendësojë

“Kam vetëm miq të pasur”/ Gara për t’i zënë vendin Boris Johnson, ja kush pritet ta zëvendësojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!
Breaking Views

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!

19:59 - 22/06/26

Ka nisur në kryeqytet dita e 23-të e protestës jopartiake. Një pjesë e qytetarëve janë grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa...

Lexo më shumë
Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobet