GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nuk ka gola në Elbasan, Shqipëria U-17 dhe Maqedonia e Veriut U-17 ndahen në paqe

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk ka gola në Elbasan, Shqipëria U-17 dhe Maqedonia e Veriut U-17 ndahen në paqe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria U-17 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-17, të luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”.

Një ndeshje që u mbyll në barazim 0-0, ndërkohë që pas dy ditësh të dyja skuadrat do të përballen në miqësoren e dytë të programuar për t’u luajtur po në Elbasan.

Trajneri Ardi Behari në premierën e tij me Kombëtaren U-17 hodhi në fushë këtë formacion titullar: Leonard Kolgecaj, Enea Elmazi, Kris Gecaj, Renato Halili, Davide Avdullari, Matia Huqi, Ergis Arifi, Matteo Dashi, Tedi Malaj, Oresti Rifa, Matias Gici.

Pjesa e parë ka qenë mjaft e luftuar me të dyja skuadrat që janë përpjekur të zhbllokojnë rezultatin, duke krijuar raste për shënim. Kombëtarja kuqezi ka provuar disa herë e sulmuesit Malaj, Gici apo edhe me Rifën të gjejë golit, por pa sukses.

Edhe pjesa e dytë nis me të njëjta ritme, teksa në minutën e 56-të Maqedonia e Veriut arrin të shënojë, por sulmuesi Loki ishte në pozicion jashtë loje dhe goli anulohet.

Trajneri Ardi Behari bën disa zëvendësime për të freskuar forcat në fushë duke aktivizuar fillimisht lojtarët Luis Rrapushaj, Jetmir Laze dhe Emiljano Mihana. Në minutën e 73-të Kris Gecaj i afrohet golit kur gjuan me kokë pas një goditje këndi me topin që kalon pak mbi traversë.

Dy minuta më vonë është Mihana që tenton me një gjuajtje nga e majta pa sukses. Deri në fund të dyja skuadrat vazhdojnë të kërkojnë golin, teksa deri në fund rezultati nuk ndryshon dhe sfida mbyllet në barazim 0-0.

Etiketa: Futbollshqiperia u17

Lajme të lidhura

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin
Sport

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin
Aktualitet

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores
Sport

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

13:30 - 26/10/26
Para
‘Fanatik’ e bën të kryer: Fenerbahçe arrin marrëveshje me Real Madridin për Gülerin

'Fanatik' e bën të kryer: Fenerbahçe arrin marrëveshje me Real Madridin për Gülerin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26

Demokratët Evropianë kanë reaguar për rastin e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy me plumb gome gjatë...

Lexo më shumë
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com