GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nuk ka hakmarrje, binomi Real-Ancelotti pa rivalë në Champions League

23:32 - 28/05/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk ka hakmarrje, binomi Real-Ancelotti pa rivalë në Champions League
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madrid ka triumfuar për herë të 14-të në Champions League, pasi mposhti me rezultatin 1-0 skuadrën e Liverpool. Një goli Vinicus Junior vendosi fatet e kësaj ndeshjeje, ndërkohë që trajneri Carlo Ancelotti bëhet trajneri që e ka fituar më shumë këtë trofe, katër herë.

Finalet janë nga ato ndeshje që askush nuk do t’i humbë dhe përjashtim nuk bëjnë as Real Madrid me Liverpool. Që në fillim të dy ekipet treguan se nuk duan të lënë hapësira, sidomos madrilenët që i druheshin shpejtësisë së anglezëve.

“The Reds” ishin më konkretë dhe iu afruan golin në 15 minutat e para të ndeshjes me Mohamed Salah, i cili u ndal nga portieri Courtois. Më pas provoi edhe Thiago në hyrje të zonës, por belgu ishte në gatishmëri.

Në minutën e 21-të Liverpool ishte i pafat, pasi shtylla ndali sulmuesin Sadio Mane. Në fundin e pjesës së parë provoi edhe Henderson fluturimthi nga jashtë zone, por e çoi topin jashtë. Minuta e 43-të solli një tjetër moment kulminant.

Benzema në mundësin e parë nuk goditi dhe më pas pati një rrëmujë. Sulmuesi nuk fali kur i shkoi topi me një devijim të Fabinho, por ishte në pozicion jashtë loje. U deshën disa minuta që arbitri ta merrte vendimin dhe topi i kthyer nga braziliani nuk ishte me qëllim dhe kështu ndeshja mbeti 0-0.

Liverpool e nisi me vrull pjesën e dytë dhe rrezikoi menjëherë me Luis Diaz, ndërsa Reali tregoi edhe një herë se janë ekspertë finalesh. Në minutën e 59-të, Valverde me një diagonale të fortë e çoi topin te Vinicius Junior dhe braziliani nuk fali, duke ndëshkuar anglezët.

Skuadra e Klopp nuk kishte çfarë humbte dhe Courtois iu përgjigj si duhet një goditje të kalibruar nga Salah. Diogo Jota në të 80’ devijoi një gjuajtje të sulmuesit egjiptian, por portieri i Reali nuk e lejoi topin të shkonte në rrjetë.

Tre minuta më pas belgu ishte sërish hero, duke devijuar një goditje të Salah në zonë. Shans i artë për gol, që Reali i tha jo. Liverpool i vijoi sulmet, por nuk ia doli dot të shënonte golin që do ta çonte ndeshjen në shtesë dhe Real Madrid festoi triumfin në Champions League për të 14-n herë.

59′ Vinicius Junior nuk ka falur brenda zone dhe ka kaluar në avantazh skuadrën e Real Madrid (KLIKO PËR VIDEON)

43′ Karim Benzema realizoi për Real Madrid, por u kap në pozicion jashtë loje nga VAR pasi u pa për disa minuta (KLIKO PËR VIDEON)

21′ Sadio Mane kishte rastin më të mirë për gol. Sulmuesi senegalez goditi shtyllën pingule (KLIKO PËR VIDEON)

Liverpool-Real Madrid 0-1
Vinicius Jr. 59′

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr.

Etiketa: Champions LeagueKryesore1LiverpoolReal Madrid

Lajme të lidhura

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund
Sport

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

17:40 - 15/03/26
Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen
Sport

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

12:15 - 15/03/26
Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)
Breaking Views

Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

11:53 - 15/03/26
Para
Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Vranësira të dendura dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të diel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund
Sport

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

17:40 - 15/03/26

Barazim 2-2 ndërmjet Vorës dhe Partizanit në ndeshjen e Superiores. Ishte një barazim i çmendur për të kuqtë, që në...

Lexo më shumë
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

17:04 - 15/03/26
Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com