GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk ka libra të rinj çdo vit”, Rama justifikohet: Jo se nuk kemi mundësi por duam të…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk ka libra të rinj çdo vit”, Rama justifikohet: Jo se nuk kemi mundësi por duam të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prezantimin e “Abetares Unike” sot në Pallatin e Brigadave, që do të përdoret nga nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë, kryeministri Rama është ndalur tek kundërshtitë që kanë disa prindër në Shqipëri se fëmijët e tyre po marrin libra të përdorur.

Ai tha se qeveria shqiptare nuk po shpërndan librat të rinj çdo vit, jo se nuk i ka mundësitë, por sepse kërkon të edukojë brezat, një politikë që është marrë nga vende shumë herë më të zhvilluara se vendi ynë.

Më tej Rama theksoi se do të ketë sanksione për ata fëmijë apo prindër që keqpërdorin dhe dëmtojnë librat, duke i penalizuar ata që vitin pasardhës nuk do i marrin më falas.

“Ne kemi shumë gjëra për të unifikuar me Kosovën, për shumë kode të qarkullimit të doganës, punës, procedurave administrative dhe në themel të tyre ky proces ka gjuhën. Dhe në themel të këtij procesi qëndron domosdoshmëria për të forcuar gjithë atë materie bazë e cila na jep ne, atë që është arsyeja pse ne jemi të njëjtë, arsyeja pse jemi e njëjta gjë, gjuhën. Dua vetëm të them se është me shumë rëndësi që ne të bëjmë ende më shumë për mbrojtjen e gjuhës, të bëjmë ende më shumë për promovimin dhe nxitjen e të shkruarit dhe të folurit të gjuhës në mënyrë të lartë,. Ta bëjmë shumë më shumë për të përballuar vurnerabilitetin dhe llumin që sjell e përditshmja, për shkak të abuzimit dhe alterimit të rrezikshëm të gjuhës. Në këtë pikë na duhet përveç vullnetit dhe punës, edhe idetë e duhura. Do bëjmë çmos me qeverinë e Kosovës por edhe me aktorët e tjerë që t’i rrokim si duhet këto ide duke u përpjekur që të krijojmë një hapësirë në të cilën ato mund të lindin. Duke u nisur edhe nga një debat që më shumë e stimulojnë disa kanale komunikimi, por që ka një të dhënë nga realiteti. Kam ndjekur disa kronika dhe disa komente për librat që kalojnë dorë pas dore sipas një rregulli të përcaktuar, që librat të cilët jepen falas, kanë një cikël 3-vjeçar. Pretendimet janë që janë përdorur, nuk janë të rinj, nëse na japin falat të na i japin të rinj. Kjo nuk është çështje parash, kjo nuk është çështje se ne nuk i përmbahemi angazhimit për t’i dhënë librat falas, kjo është politikë, që nuk e kemi shpikur ne, e bëjnë vende që janë shumë më të pasura se sa ne”, tha Rama. 

Etiketa: Abetarja UnikePallati i Brigadave

Lajme të lidhura

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!
Aktualitet

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Para
Nesër nis viti i ri arsimor/ Prindërit: Kostot janë të larta, u kemi marrë fëmijëve gjërat kryesore

Nesër nis viti i ri arsimor/ Prindërit: Kostot janë të larta, u kemi marrë fëmijëve gjërat kryesore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!
Aktualitet

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26

Në një kohë kur prej dy javësh studentët i kërkojnë dorëheqjen, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para deputetëve të Partisë...

Lexo më shumë
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com