GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk ka punëtorë! Rriten pagat në nivele të ulëta, rekord pastruesit

08:28 - 22/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk ka punëtorë! Rriten pagat në nivele të ulëta, rekord pastruesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pothuajse të gjitha njësite e shërbimeve kanë reklamuar në fasadat e tyre kërkesa për punonjës me kualifikim të ulët me paga neto që shkojnë 40,000 mijë lekë plus sigurimet. Njoftimi bashkëngjitur është reklamuar nga një hotel në kryeqytet, i cili ofron një pagë 40 mijë lekë për një pastruese pa llogaritur sigurimet.

Aftësi të tilla deri para pak vitesh paguheshin jo më shumë se 20 mijë lekë. Presioni për paga në profesione që nuk kërkojnë shumë aftësi po ndodh për dy arsye.

Së pari dhe më e rëndësishmja është pakësimi i popullsisë nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë që po tkurrin forcën e punës. Zhvillimet demografike kanë ndryshuar edhe strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra që nuk janë shumë produktive në tregun e punës dhe për modelin ekonomik që ofron Shqipëria.

Së dyti sektori i turizmit dhe ai i ndërtimit janë rritur me shpejtësi vitet e fundit sidomos nga kërkesa e huajve për të vizituar Shqipërisë dhe rritja nga rritja e lejeve të ndërtimit në qendër të vendit.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT paga në ekonomi ka shënuar nivel rekord në tremujorin e tretë të këtij viti, teksa të gjithë sektorët paguajnë më shumë sesa një vit më parë, por më i fortë ndryshimi ishte për bujqësinë, shërbimet dhe turizmin, që po vuajnë dhe më shumë nga largimi i fuqisë punëtore, duke detyruar dhënien e pagave më të larta për punonjësit ekzistues.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2022, paga mesatare bruto për aktivitetin e Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, ka rritjen më të madhe prej 15,7%, e ndjekur nga Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me 13.7%, ndërtimi me 13%, industria me 11%.

Pakësimi i fuqisë punëtore në një kohë që kërkesa është në rritje po ushtron presion të pagat. Mirëpo pagat më të larta në aftësitë të ulëta ushtrojnë presion për rritje të përgjithshme në nivelet e tjera për të ruajtur diferencat në përvojë dhe profesione.

Kriza për punonjës po bën që kompanitë bashkë me njoftimin për vendin e lirë të punës të bëjnë publik edhe nivelin e pagës.

Ekspertët e tregut të punës dhe bizneset shpjegojnë se në vijim, mungesa e fuqisë punëtore do të kthehet në emergjencë për mbajtjen në këmbë të aktiviteteve. Fatos Çerenishti që drejton “FAFA” resort një nga njësitë më të mëdha të akomodimit në vend tha se, vështirësitë në gjetjen e punonjësve pengojnë seriozisht mbarëvajtjen e aktivitetit.

Sipas tij, importi i punonjësve të huaj shpesh nuk është zgjidhje për shkak të kostove më të larta që kanë pasi përveç pagës duhet siguruar edhe akomodimi dhe ushqimi që në fund të ditës është një kosto shtesë për bizneset në raport me punonjësit vendas. / Revista Monitor

Etiketa: nivelpagesapunetore

Lajme të lidhura

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Para
Protestë në kufi në mbështetje të serbëve të Kosovës

Serbët në veri të Kosovës protestojnë kundër deklaratave të Kurtit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki në Greqi donin sot që të bllokonin hyrjen në aeroportin “Maqedonia” për një kohë...

Lexo më shumë
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com