GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nuk ka rritje ekonomike për Shqipërinë, Banka Botërore e ul me 1.3 % në 2023

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk ka rritje ekonomike për Shqipërinë, Banka Botërore e ul me 1.3 % në 2023
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka Botërore la të ndryshuar parashikimet për rritjen ekonomisë këtë vit.

Në publikimin e sotshëm, “Mbrojtja Sociale për Ringritje” Banka njoftoi se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.2% këtë vit, ndërsa më 2023 ritmet e rritjes do të jenë 2.3%. ulje me 1.2 pikë për qind në krahasim me parashikimet e pranverës.

Në Ballkanin Perëndimor, rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.4% këtë vit. Megjithatë, me këtë ritëm rritjeje, prodhimi mund të rikuperohet plotësisht dhe të kapërcejë nivelet para pandemisë, ndonëse me ndryshime sipas vendeve.

Rritja parashikohet të mbetet në një mesatare prej 2.9% gjatë horizontit të parashikimit, pasi reformat e anëtarësimit në BE dhe investimet zbutin ndikimet negative të imponuara nga çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve, ndërprerjet në tregti dhe investime.

Presionet për subvencion më të larta të energjisë elektrike janë rritur në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë (Banka Botërore 2022i). Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedonia e Veriut (nëpërmjet gazsjellësi bullgar), dhe Serbia janë plotësisht të varura nga Rusia për furnizimin me gaz. Megjithatë, kapaciteti i ruajtjes së Serbisë ka ndihmuar në zbutjen e tronditjeve në afat të shkurtër.

Në vitin 2022, Rusia ndërpreu aksesin në eksportet e saj të gazit natyror në disa ekonomi të Ballkanit Perëndimor, duke ngritur shqetësime për stabilitetin e energjisë brenda vendeve.

Shtrëngimi i kushteve globale të financimit ka kufizuar disponueshmërinë e financimit të jashtëm për rajonin. Rritja e kostove të huamarrjes, si dhe subvencionet për ushqimet dhe kontrollin e çmimeve të energjisë (Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi), po rrisin presionin mbi borxhin publik dhe kostot e shërbimit të tij, të cilat tashmë janë të larta.

Rritja potenciale në rajon mbetet e kufizuar nga nevoja për reforma strukturore për të rritur produktivitetin, rritja e konkurrencës dhe investimet në kapitalin njerëzor dhe forcimin e qeverisjes.

Në periudhën afatmesme, Plani Ekonomik dhe i investimeve i BE-së i miratuar së fundmi për Ballkanin Perëndimori do të mobilizojë fonde për të mbështetur konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Gjithashtu tranzicioni i gjelbër dhe ai dixhital, pritet të mbështesin përpjekjet për reforma. Megjithatë, pasiguria politike në rritje në rajon mund të çojë në vonesa në progresin e reformave pasi ngërçet e brendshme pengojnë përthithjen efikase të fondeve dhe krijojnë vonesa në zbatimin e reformave (Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali i Zi dhe Maqedoninë e Veriut).

Aktiviteti ekonomik do të mbetet në nivele shumë të ulëta dhe përgjatë vitit të ardhshëm,

Lufta po vijon të dobësojë ekonominë globale nëpërmjet ndërprerjeve të konsiderueshme në tregti dhe goditjeve në çmimet e ushqimeve dhe karburanteve. Të gjitha së bashku po kontribuojnë në rritjen e inflacionit dhe shtrëngimit pasues të kushteve të financimit në tregjet botërore.

Aktiviteti ekonomik në eurozonë, që është partneri më i madh ekonomik për tregjet e reja dhe ekonomitë në zhvillim (EMDE) të rajonit të Europës dhe Azinë Qendrore, është përkeqësuar ndjeshëm në gjysmën e dytë të vitit 2022, për shkak të problemeve në zinxhirët e furnizimit, rritjes së tensioneve financiare dhe rënies së besimit të konsumatorëve dhe biznesit. Megjithatë, pasojat më të rënda nga pushtimi janë rritja e çmimeve të energjisë si rezultat i reduktimeve të mëdha në furnizimin me energji nga Rusia.

Rishikimi me ulje i normave të parashikuara të rritjes për vitin 2023 prekin një pjesë të madhe të EMDE-ve të Europës dhe Azisë Qendrore për shkak të nivelit të lartë të pasigurisë që dominon perspektivën rajonale.

Zgjatja apo intensifikimi i mëtejshëm i luftës mund të shkaktojë dëme ekonomike dhe mjedisore edhe më të mëdha si dhe rrit mundësinë për fragmentizim të tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare. Rreziku i stresit financiar mbetet gjithashtu i lartë, duke pasur parasysh nivelet e larta të borxhit dhe inflacionit.

Revista Monitor

Etiketa: Banka BoteroreekonomiShqiperi

Lajme të lidhura

Varfëria në rritje / Sindikatat e Pavarura protestojnë para Ministrisë së Ekonomisë: T’u kthejmë shpresën të rinjve
Aktualitet

Varfëria në rritje / Sindikatat e Pavarura protestojnë para Ministrisë së Ekonomisë: T’u kthejmë shpresën të rinjve

11:08 - 23/06/26
Kufiri i mbijetesës/ Gjysma e të punësuarve në Shqipëri marrin më pak se 60 mijë lekë në muaj
Aktualitet

Me një rrogë nuk mbyll dot muajin, shpenzimet e një individi shqiptar më të larta se paga

08:18 - 23/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!
Breaking Views

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Para
“Turp të të vijë”, Kokalari shpërthen kundër Berishës: E paske merituar Bashën!

“Turp të të vijë”, Kokalari shpërthen kundër Berishës: E paske merituar Bashën!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meksika turpëron 3-0 Çekinë dhe e nxjerr jashtë turneut, Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut dhe kualifikohet
Sport

Meksika turpëron 3-0 Çekinë dhe e nxjerr jashtë turneut, Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut dhe kualifikohet

07:54 - 25/06/26

Grupi A i Kupës së Botës 2026 ka mbyllur ndeshjet e grupeve mëngjesin e sotëm me orën shqiptare, teksa Meksika...

Lexo më shumë
Reagon ashpër vajza e dëshmorit Tahir Sinani: Taulant Balla e vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do ua thyejë qafën

Reagon ashpër vajza e dëshmorit Tahir Sinani: Taulant Balla e vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do ua thyejë qafën

07:40 - 25/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Qershor 2026

07:30 - 25/06/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 25 Qershor 2026

07:27 - 25/06/26
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës

23:11 - 24/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetbetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişpiabellacasinojojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet