GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Nuk kam transaksione në Austri”/ Arben Ahmetaj: Pyeteni Ramën për Luftar Hysën, ai e priti në zyrë

21:29 - 17/11/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“Nuk kam transaksione në Austri”/ Arben Ahmetaj: Pyeteni Ramën për Luftar Hysën, ai e priti në zyrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe SPAK, duke e cilësuar lajmin për një kërkesë të re ekstradimi si një “teatër” dhe “tymnajë” për të mbuluar skandalet. Gjatë një deklarate, ai pretendoi se ka pasur një plan për eliminimin e tij fizik dhe se struktura brenda Prokurorisë së Posaçme janë të përfshira në këtë skenar.

Duke iu referuar lajmeve për një kërkesë të re ekstradimi nga autoritetet shqiptare drejt Zvicrës, Ahmetaj e quajti atë një “lajm të rremë”. Ai zbuloi se kërkesa e vetme zyrtare për ekstradim daton më 18 gusht 2023. Sipas tij, kjo kërkesë u përgatit dhe u dërgua në “kohë rekord”, duke lënë të kuptohet se veprimi ishte i urdhëruar nga “kreu i organizatës” dhe nuk ndoqi procedurat standarde.

Ahmetaj deklaroi se kjo lëvizje është një manovër e qeverisë për të larguar vëmendjen nga skandalet që po dalin në dritë në Tiranë, ku janë të përfshirë anëtarë të lartë të kabinetit. Pika më e fortë e akuzës së tij ishte pretendimi se ai nuk dyshon më që tentativa për ta arrestuar me urgjencë ka qenë e lidhur me një plan për “eliminimin e tij fizik”. Ai shtoi se shumë njerëz i kanë thënë se nëse do të kishte qëndruar në Shqipëri, “sot nuk do të ishte gjallë”.

Ish-numri dy i qeverisë vuri në dukje një standard të dyfishtë në veprimet e SPAK. Ai theksoi se ndryshe nga rasti i tij ku u veprua me një urgjencë të jashtëzakonshme, në shumë raste të tjera SPAK ka shfaqur vonesa të theksuara, qoftë në kërkesat për ekstradim, në ekzekutimin e urdhër-arresteve apo në sigurimin dhe ruajtjen e provave. Kjo, sipas tij, dëshmon për njëanshmërinë e kësaj strukture në çështjen që e përfshin atë.

Ahmetaj:

Zoti Peka, sot ishte  le të themi, teatri i radhës, që bën struktura që unë e kam përmendur dikur, por që është që drejtohet nga  qeveria e Tymnajës për të mbuluar të gjitha ato skandale që po dalin një nga një në Tiranë dhe që përfshin persona anëtarë të qeverisë së lartë.

Dhe ajo që më çudit është dhe përfshirja e drejtpërdrejtë edhe e prokurorit tjetër, sepse përsa i përket, më parë unë e kam sqaruar përfshirjen e SPAK-ut deri në arrestimin, tentativën për të më arrestuar me urgjencë, që e kam thënë disa herë, dyshoj, po tashmë nuk dyshoj më, që janë të përfshira tek eleminimi im fizik. Dhe sot e vërteta, e vërteta e të gjithë asaj pyetje që unë kam ngritur, është shumë e qartë për këdo.

Shumëkush më thotë, po të kishe qëndruar këtu, sot nuk do ishe gjallë. Dhe e kam thënë disa herë që unë nuk është se mbahem për ndonjë trim, por ëh, për familjen time nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç se të jemi të drejtë, sqarues dhe patjetër trim. Sot doli lajmi që me demek ishte bërë një kërkesë e re për ekstradimin tim. Cili ishte një lajm i rremë.

I dalë, shpresoj jo? I dalë nga të njëjtat dyer. Shpresoj që SPAK-u të mos jetë i përfshirë në këtë tymnajë. Për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord. Domethënë rekord përkthyer, rekord bërë kërkesat me urdhër të kreut të organizatës. Dhe këtu s’kam më dyshim tani, për mua s’ka pasur dyshim që ditën një, që ditën që i kam kërkuar në shkurt të vitit 2022 largimin nga qeveria, dorëheqjen.

Tani, për qytetarët edhe për ty zoti Peka. Imagjino që SPAK-u ka pasur dhe qytetarët e kanë parë vonesa në kërkesa ekstradimi, vonesa në ekzekutim urdhër arresti, vonesa në le të themi, në sigurimin e provave, në garantimin e provave, në ruajtjen e provave, por asnjëherë vonesë në rastin tim për të kërkuar ekstradimin. Ne e dimë që ka ka ka vonuar urdhërarresti nga gjykata ndërkombëtare me tre, e katër, pesë, gjashtë muaj, një vit. Ca të tjera s’i ka bërë fare. Ndërsa në rastin tim, urgjenca…

“Sa kam qenë unë Ministër i Financave nuk ka pasur asnjë lincensë për kazino. Pyeteni Edi Ramën, pyeteni a ka qenë ai që i ka pritur në zyrë”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj sfidoi SPAK dhe këdo tjetër të paraqesë prova për një “pseudo-transaksion”, duke deklaruar se nëse do të ekzistonte qoftë edhe një transaksion i vetëm prej një euroje, ai “do të ishte i varur në Tiranë”.

“Në rastin tim urgjenca ka qenë shembullore. Dhe e dyta është në fazën e tymnajes, për një transaksion. Unë do e lë në vazhdën tuaj. Nëse ka një transaksion të dali publikisht. Ka zero transkaksion, jo me Austrinë, por në asnjë vend as parajsa fiskale as kripto”, tha Ahmetaj.

hmetaj theksoi se një letër-porosi e ardhur nga Austria që në muajin maj, sipas tij, konfirmon se nuk ka asnjë lidhje me të.

“Pse prokurori e ka sjell sot kërkesën, sepse ka thënë që ska lidhje kjo me zotin Ahmetaj. Nëse ka një transakasion, sot do isha i varur. Nëse do kishte një gjysëm D jo 5 D por vetëm gjysëm D sot do isha i varur,” tha Ahmetaj.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, raportohet për disa të plagosur
Aktualitet

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, raportohet për disa të plagosur

15:06 - 11/02/26
Janinë-Kakavijë/ Greqia ndërton autostradë me 6 korsi, 40% më lirë se Qukës-Qafë Plloca e Belindës
Aktualitet

Janinë-Kakavijë/ Greqia ndërton autostradë me 6 korsi, 40% më lirë se Qukës-Qafë Plloca e Belindës

14:58 - 11/02/26
Ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Itali, nesër u jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola
Aktualitet

Ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Itali, nesër u jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola

14:47 - 11/02/26
Para
Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Po përgatitej eliminimi im fizik, SPAK i përfshirë

Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Po përgatitej eliminimi im fizik, SPAK i përfshirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, raportohet për disa të plagosur
Aktualitet

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, raportohet për disa të plagosur

15:06 - 11/02/26

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Ishull-Lezhës, në hyrje të qytetit. Nga përplasja...

Lexo më shumë
Janinë-Kakavijë/ Greqia ndërton autostradë me 6 korsi, 40% më lirë se Qukës-Qafë Plloca e Belindës

Janinë-Kakavijë/ Greqia ndërton autostradë me 6 korsi, 40% më lirë se Qukës-Qafë Plloca e Belindës

14:58 - 11/02/26
Ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Itali, nesër u jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola

Ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Itali, nesër u jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola

14:47 - 11/02/26
SHBA/ Flamuri i Kosovës do të ngrihet në Philadelphia

Rregulla të reja për azilin, Bashkimi Europian e vendos Kosovën në listën e vendeve të sigurta

14:37 - 11/02/26
Gjyqi, Veliaj sulmon në seancë prokurorin e SPAK: E ke personale me mua

Kërkesë padia e Veliajt për prokurorin Ols Dado, ja kur do të mbahet seanca përgatitore

14:22 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com