GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Nuk kanë fund tensionet në veri të Kosovës, makinat pa targa kërcënojnë policinë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Nuk kanë fund tensionet në veri të Kosovës, makinat pa targa kërcënojnë policinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy automjete civile ka targa i kanë zënë rrugën policisë së Kosovës mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të Liqenit të Ujmanit. Në pjesën veriore të Mitrovicës, efektivëve u kishte tërhequr vëmendjen një kamion që dyshohej për kontrabandë me mallra, por kur tentuan ta ndalonin për kontroll, u penguan nga dy makinat në fjalë.

“Dy automjetet civile, me lëvizjet e tyre dhe krijimin e pengesave në rrugë, penguan zyrtarët e policisë duke mos i lejuar të ndalonin kamionin e dyshimtë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas kësaj, të gjitha njësitë në zonë u njoftuan për ngjarjen dhe kanë asistuar zyrtarët kufitarë për hetimin dhe kërkimin e personave si dhe të automjeteve të dyshuara. Liqeni i Ujmanit gjendet në Komunën e Zubin Potokut, që është e banuar me shumicë serbe.

20 shtatorin e vitit të kaluar, trazira të shumta përfshinë veriun e Kosovës pasi qeveria e Albin Kurtit vendosi të mos lejonte më asnjë makinë me targa të Serbisë të kalonte në territorin e vendit.

Ekzekutivi kosovar vendosi të fuste në funksion reciprocitetin e targave, duke bërë të njëjtin veprim si autoritetet serbe, por kur njësitë u dërguan në veri për të siguruar zbatimin e masës kjo shkaktoi rritje të tensioneve dhe serbët lokalë bllokuan rrugët kryesore që çonin drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Policia e Kosovës mbeti e bllokuar atje për 12 ditë.

Etiketa: kercenimKosoveMakinatPoliciatargaTensionetveri

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
15 njerëz me fat që nuk kanë nevojë të përpiqen shumë për të qenë në qendër të vëmendjes

15 njerëz me fat që nuk kanë nevojë të përpiqen shumë për të qenë në qendër të vëmendjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com