Nuk mjaftojnë vetëm fotot në banjën e VMA për të treguar dashurinë që ato kanë për njëra-tjetrën. Yjet e njohura janë bërë aq shoqe të ngushta sa janë shfaqur pothuajse nudo së bashku.

Aktorja me famë botërore, Megan Fox, dhe bilionerja i “Keeping up with the Kardashians”, Kourtney Kardashian, nuk kanë të mbaruar me imazhet e tyre provokuese dhe postimet seksi.
Në faqen e saj të Instagramit, Fox ka postuar dy foto, ku ka pozuar bashkë me Kortney Kardashian dhe kanë treguar format e tyre marramendëse duke qëndruar gjysmë zhveshur.


Rikujtojmë se ato janë bërë shoqe në xhirimet e “Midnight në Switchgrass” në mars të vitit 2020, ndërsa lidhja e tyre sa vjen dhe bëhet akoma më e fortë. Megan dhe Kourtney janë bërë si kunata me njëra-tjetrën, pasi prezantuan të dashurit e tyre, përkatësisht Machine Gun Kelly dhe Travis Barker, në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards. /O.B/ Gijotina.com
