GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Nuk keni autoritet”, Daçiç sulmon ashpër Bashkimin Europian

15:28 - 30/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk keni autoritet”, Daçiç sulmon ashpër Bashkimin Europian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i jashtëm në Serbi Ivica Daçiç është shprehur kundër vendimit për liberalizimin e vizave në Kosovë. Sipas tij, qeveria e këtij shteti paraqet pengesë për vazhdimin e dialogut dhe një rrezik për paqen dhe stabilitetin e rajonit duke bërë lëvizje të njëanshme.

Daçiç thekson se kjo nuk është mirë as për Bashkimin Evropian, sepse sipas tij, tregon se nuk ka autoritet dhe se ka standarde të dyfishta.

“Nuk e di se çfarë mesazhi do të ishte për Serbinë, e cila ka qenë e saktë gjatë gjithë këtyre viteve, e cila ka qenë një partner i parashikueshëm dhe që vazhdimisht përballet me kërcënime, presione dhe kushte, për dallim nga përfaqësuesit e Prishtinës që praktikisht shpërblehen për gabimet e tyre dhe mospërmbushjen e detyrimeve të marra ndërkombëtarisht”, ka thënë Daçiç në një deklaratë për Tanjug.

Ai shtoi se ky nuk është mesazh i mirë për t’u dërguar.

“Republika e Serbisë asnjëherë nuk ka qenë kundër qytetarëve të rajonit tonë që të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të BE-së. Diçka tjetër është në lojë.

Para disa ditësh ishim dëshmitarë se institucionet e përkohshme nga Prishtina paraqesin problemin kryesor në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, që paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal”, u shpreh Daçiç.

Ai shtoi se nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së, SHBA-së dhe vendeve të tjera të mëdha është dëgjuar se lëvizjet e Prishtinës janë absolutisht të papranueshme dhe theksoi se është kundërproduktive që Prishtina të shpërblehet për këtë gabim.

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të mërkurën janë pajtuar për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Presidenca Çeke e BE-së tani do t’i nisë negociatat me Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian si hapin e fundit para udhëtimit pa viza.

Vendimi ua mundëson qytetarëve me pasaporta të Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt BE-së për 90 ditë në periudhë gjashtëmuajshe. Nën kushtet aktuale, liberalizimi i vizave do të nisë në datën e hapjes së sistemit ETIAS dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.

Etiketa: ivica dacicPolitikeSerbi

Lajme të lidhura

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje
Breaking Views

Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje

19:46 - 06/03/26
Dështuan në zgjedhjen e Presidentit! Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Kosovë & Rajon

Dështuan në zgjedhjen e Presidentit! Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

09:08 - 06/03/26
Para
Messi apo Cristiano? Ronaldo ka zgjedhur mes të dyve

Messi apo Cristiano? Ronaldo ka zgjedhur mes të dyve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata...

Lexo më shumë
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com