GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Nuk luftohet Rama me hipokrizi “pro perëndimore”

22:17 - 08/03/24
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Kush do të jetë Prigozhini i Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Cilido që i ka ndjekur penat më të mprehta analitike greke, që kanë komentuar situatën e marrëdhënieve Tiranë – Athinë, pas dënimit të manipuluar të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, me siguri ka vënë re një emërues të përbashkët. Në një pjesë prej tyre, që Lapsi.al i ka përkthyer dhe botuar, për të kuptuar më mirë opinionet që qarkullojnë në anën tjetër të kufirit, vihet re, një këndvështrim i veçantë ndaj Edi Ramës. Pa nguruar ta konsiderojnë si përgjegjës dhe fajtor për gjendjen e krijuar, ata e vlerësojnë për forcën që ai ka fituar dhe për mbështetjen ndërkombëtare që ka arritur të sigurojë.

Pothuajse nuk ka artikull ku “kundërshtari”, që fajësohet se po i vë flakën pas dy dekadash marrëdhënieve Greqi – Shqipëri, të mos përshkruhet si i përkëdheluri i SHBA, si një lider autokrat që ka arritur të heshtë Brukselin, Berlinin dhe Romën për mëkatet e pushtetit të tij.

Në këtë radhë përmenden vizita e Blinkenit, pakti për marrjen e refugjatëve me Melonin, apo bashkëpunëtorëve afganë të amerikanëve, ngritja e bazës së NATO-s në Kuçovë dhe kapja e drejtësisë me bekimin e aleatëve tanë perendimorë.

Pra, ndonëse duket qartë se Athina po përgatitet për betejë, me atë që ish-kryeministri Antonis Samaras e konsideroi si “një regjim që s’ mund të ketë vend në BE”, fqinjët tanë jugorë e shohin me realizëm fuqinë e tij. Ata e pranojnë se falë koncesioneve, që ka ditur të ndërtojë me llokma Shqipërie, falë lobingjeve alla McGonigal, Edi Rama është një kundërshtar i fortë.

Natyrisht, këtë profilizim politologët dhe analistët grekë e bëjnë nga këndvështrimi i tyre, të prekur në sedrën nacionaliste të dikujt që ndien se i kanë thyer hundët padrejtësisht, të lënduar në dinjitetin e fqinjit të parespektuar, por ajo që ka rëndësi për ne, në gjithë këtë tablo, është vështrimi realist se, kanë përballë një “armik” jo të lehtë dhe me mbështetje.

Pikërisht kjo qasje bie ndesh, katërcipërisht, me atë që kanë adoptuar pjesa dërrmuese e rivalëve dhe kritikëve të kryeministrit autokrat brenda vendit. Ata janë të gatshëm të bëjnë qimen tra për ndonjë kritikë që vjen nga mediat perëndimore, të kapen si i mbyturi tek fija e flokut pas ndonjë rezolute pa rëndësi vendimmarrëse, të ekzaltohen për ndonjë deklaratë të balancuar të ndonjë ambasadori avdall.

Ata i mëkojnë ndjekësit e tyre me iluzionin se “Amerika e drejtë” do të ndëshkojë satrapin qe i korruptoi agjentin e FBI-së, apo se evropianët nuk do ta durojnë më atë që e ka shndërruar vendin në një port gjigant prej ku eksportohet kokaina kolumbiane drejt brigjeve te tyre.

Në thelb të këtij refuzimi për të parë kthjellësisht realitetin, qëndron ngurrimi dhe frika për të pranuar se regjimi shqiptar është një autokraci që qëndron në këmbë falë mbështetjes perëndimore.

Pranimi i zgjedhjeve të vjedhura, mbyllja e syve fillimisht për kanabisin e më pas për depërtimin e parave të drogave të forta në ndërtim e turizëm, leja për të përdorur drejtësinë e re si kamxhik kundër rivalëve politikë, kanë të gjitha të njëjtin burim. Duke u hequr sikur nuk e sheh atë, opozita bëhet e pabesueshme dhe kritikët e kryeministrit hipokritë, pasi nuk mund të ketë rivalitet real me kundërshtarin, pa njohur peshën e tij reale dhe pa bërë llogaritë me pikat e tij të forta.

Një betejë e ndershme me Edi Ramën kalon me detyrim përcaktim edhe përmes denoncimit të atyre qarqeve perëndimore që janë vënë në shërbim të vrasjes së demokracisë në këtë vend. Pak rëndësi ka se në target mund të jenë evropianë apo amerikanë, e vërteta ku kundërshtarët e regjimit besojnë duhet t’i ç‘kompleksojë ata nga çdo tabu.

Shembulli i asaj që po ndodh në Kosovë, ku po lartësohet në publik figura e liderëve që mbrojnë interesat e vendit dhe parimet e tyre, qoftë edhe kur ato bien ndesh me atë çka u kërkojnë aleatët, është një dëshmi që tregon se shqiptarët e kanë arritur pjekurinë për t’u shkëputur nga komplekset e inferioritetit. Ata kanë nevojë për udhëheqës që u thonë të vërtetën dhe jo për hipokritë që valëvisin flamujt e perëndimit dhe kur mesazhet që vijnë prej andej pranojnë imazhin e autokracisë.

Fiks për këtë ajo që po ndodh në Athinë duhet parë si një laborator ku mund të farkëtohet opozitarizmi shqiptar.

Natyrisht, jo në aspektin e nacionalizmit shpesh të sëmurë dhe folklorik grek, por për aftësinë e tyre për të njohur përmasat reale të kundërshtarit që kanë përballë. Edhe në Shqipëri të jesh kundër Edi Ramës, përveçse të bësh llogaritë me oligarkët mediat dhe falangat e tij, duhet të ndërgjegjësohesh edhe për kundërshtimin e një koalicioni të fuqishëm ndërkombëtar që ai ka në krah.

A është kjo një betejë e pamundur? Për këtë askush nuk mund të vërë bast. Ama një gjë është e sigurt: disfata do të jetë e pashmangshme për të gjithë ata që do vazhdojnë të shiten edhe si shokë të ambasadorëve edhe si “armiq” të diktatorit./Lapsi.al/

Etiketa: bushatinderkombetaretRama

Lajme të lidhura

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!
OP-ED

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!

11:47 - 22/12/25
Para
Ish-presidenti i Hondurasit shpallet fajtor për trafik droge, dënohet me burgim të përjetshëm

Ish-presidenti i Hondurasit shpallet fajtor për trafik droge, dënohet me burgim të përjetshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Ramës
Aktualitet

Berisha: Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Ramës

12:58 - 30/12/25

Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se viti 2025 ka shënuar një...

Lexo më shumë
Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha

Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha

12:45 - 30/12/25
‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…

Dosja e Ballukut, Rama merr në mbrojtje vartësen e tij: Gjueti shtrigash, mesazhet nuk janë prova

12:29 - 30/12/25
Skandalet ndjekin njëra-tjetrën, Rama: Shqipëria mbetet  lider në rajon për funksionimin e administratës

Skandalet ndjekin njëra-tjetrën, Rama: Shqipëria mbetet lider në rajon për funksionimin e administratës

12:02 - 30/12/25
Futbolli shqiptar rikthehet me ndeshje të zjarrta, FSHF zbulon kalendarin e Kupës dhe të Superiores

Futbolli shqiptar rikthehet me ndeshje të zjarrta, FSHF zbulon kalendarin e Kupës dhe të Superiores

11:44 - 30/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com