GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Nuk mund të fle natën”, aktori preket nga lija e majmunit: Kam njolla në gjithë trupin

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk mund të fle natën”, aktori preket nga lija e majmunit: Kam njolla në gjithë trupin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lija e majmunëve është një nga sëmundjet ngjitëse që ka prekur shumë persona në mbarë botën dhe madje ka shkaktuar edhe viktima. Ndryshe nga Covid-19, lija e majmunëve ka shenja të dukshme fizike.  Një aktor amerikan është bërë personi i parë i prekur nga lija e majmunëve që e pranoi publikisht luftën me sëmundjen e rëndë. Me anë të disa postimeve në Tëitter, , Matt Ford, tha se sëmundja është e padurueshme pasi ai nuk është në gjendje të flejë gjatë natës. Ai gjithashtu kritikoi qeverinë amerikane për reagimin e saj të ngadaltë ndaj virusit që ka infektuar më shumë se 142 mijë njerëz në vend.

“Qeveria duhet të rrisë ritmin e vaksinave dhe testimit. Përgjigja e ngadaltë është mjaft e papranueshme,”–u shpreh Ford.

Aktori tregoi se ishte infektuar me këtë virus përmes kontaktit “lëkurë me lëkurë”, dhe simptomat i janë shfaqur një javë pasi u infektua në Los Anxhelos. Disa nga simptomat e kësaj sëmundje, sipas rrëfimit të Ford janë ethe, të dridhura, djersitje dhe një lodhje intensive.

Pasi simptomat e ngjashme me gripin u shuan, njolla të dukshme u shfaqën në vende të ndryshme të trupit të tij. Mjeku i Fordit e këshilloi atë që të bënte një test, i cili u dërgua në Departamentin e Shëndetit Publik duke konfirmuar se ai doli pozitiv. Të tjerë raportuan ishte një infeksion i lehtë, mirëpo aktori shprehet se është duke luftuar për të fjetur gjatë gjithë natës.

Ai gjithashtu zbuloi se kishte njolla në të gjithë trupin e tij, duke përfshirë fytyrën, krahët, duart dhe barkun.

“Unë mendoj se në total kam numëruar 25 dhe ka edhe disa në zonat më të ndjeshme që priren të jenë më të dhimbshmet. Ato janë aq të dhimbshme saqë më është dashur të shkoj te mjeku im për të marrë ilaçe kundër dhimbjeve vetëm që të mund të fle”, citohet të ketë thënë Ford.

Aktori gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen. “Unë kam lijë majmuni aktualisht dhe kjo nuk është absolutisht shaka. Vaksinohuni nëse mundeni dhe kini kujdes,”-shkroi Ford në Tëitter.

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Pas zgjedhjes si deputet, Kamberi: Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë

Pas zgjedhjes si deputet, Kamberi: Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
OP-ED

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët

08:49 - 27/10/26

Nga Edit Harxhi Miq të nderuar, A është fitorja e Listës Studentore Serbe, ogur i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët...

Lexo më shumë
Rama provokon sërish, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët

Rama provokon sërish, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët

08:22 - 27/10/26
Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

08:14 - 27/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 27 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 27/10/26
Efekti domino nga Serbia në Shqipëri, procesi i largimit të Ramës është shumë afër

Efekti domino nga Serbia në Shqipëri, procesi i largimit të Ramës është shumë afër

08:01 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com