GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk na dha asnjë alternativë”, banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk na dha asnjë alternativë”, banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e prekur nga projekti TID kanë dalë të zhgënjyer nga takimi mbi 2 orë me kryeministrin Edi Rama në bashkinë e Durrësit. Një nga përfaqësuesit që ishte pjesë e takimit tha se Rama ishte i prerë se projekti do të zbatohet dhe atyre nuk u është ofruar asnjë alternativë tjetër përveç pranimit të tij.

“Në fillim të mbledhjes na u tha qartë që nuk keni alternativë përveçse ta pranoni, pra projekti do bëhet. Dhe fjala e parë që i thamë ishte kjo, ne nuk jemi kundër projektit por përderisa ne kemi konstatuar gabime a nuk jeni për rishikim të projektit? Nuk jemi, do prishet çdo gjë. Ne jemi këtu vetëm për t’ju dhënë alternativa çmimesh, opsione strehimesh dhe objekte ku mund t’ju strehojmë.

Gjatë bisedës, të gjithë ishin të acaruar që nga fakti që u fol në mënyrë të prerë. Dhe kur filluam t’i dëshmojmë objekte, për aq sa i dëshmuan, objekte që kanë vlera arkitektonike historike, të cilat çuditërisht nuk janë as në listën e shpronësimit thanë po rishikojnë diçka. Por megjithatë, kryesorja që duhet të bëjë kjo bashki dhe kjo administrate, duke ja kërkuar kryetares së bashkisë ta bëjë pikërisht, duhet të anulojë të gjithë letrat, të gjithë vendimet e IKMT-së në mënyrë urgjente, ose njerëzit pastaj do të jenë bashkë në çdo godinë që ta mbrojmë. Po s’u anuluan ato, asnjë fjalë që u tha sot nuk ka vlerë.

Janë shumë objekte që prishen, në dorë të parë janë 35. Po ato që do jenë më vonë janë sipër 100. Ata nuk i diskutojnë akoma përderisa nuk kanë dalë edhe kur ne i përmendim, ato thonë, ato janë pjesë e projektit, po pse flisni në emër të tyre përderisa s’ju ka dalë akoma vendimi për shpronësimit, por ata janë të pritshëm shpejt. Në dorë të parë janë këto të rrethit të amfiteatrit, që VKM-ja ka qenë që në 2023-shin, pra që në një farë mënyre ka dalë edhe jashtë kohe, sepse dhe shpronësimi ka një kohë limit dhe dhe kjo e jona, 74 banesat, ku ne na morën vetëm për objektet, sepse trojet është një histori më vete e trojeve, që këto kanë shkuar, kanë shpronësuar troje që nuk shpronësohen, si të komuniteteve fetare.

Njerëzit janë shumë të pezmatuar nga fakti që nuk lejojnë opsionin e rishikimit të projektit dhe gabimeve. Vetëm me dy raste që u treguan aty u dëshmua që këtu ka projekte që nuk janë studiuar si duhet. Dhe ne kemi mbi gjashtë muaj që që themi pikërisht këtë. Projektet janë bërë shumë keq, janë bërë gabim dhe nga gabimet pikërisht nga kjo vijnë. Kjo është pak luftë force me sa duket.

Të hënën atyre u është kërkuar të lirohen banesat dhe pavarësisht nga bisedimet që po bëjmë sot, njerëzve u kanë ardhur letra të tjera nëpër shtëpia,” thanë banorët.

Etiketa: banoreRamazhgenjim

Lajme të lidhura

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Para
Prej vitesh jetoi në një kamp në Siri, Eva Dumani kthehet në Shqipëri

Prej vitesh jetoi në një kamp në Siri, Eva Dumani kthehet në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu
Sport

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

15:28 - 11/09/26

Pas barazimit 1-1 në Champions League dhe vendimit të papritur të trajnerit İsmail Kartal për të ofruar dorëheqjen, presidenti i...

Lexo më shumë
Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com