GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk na e mbyllni dot gojën”, PD kërkon shkarkimin e Peleshit dhe përsëritje të seancës

13:50 - 18/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk na e mbyllni dot gojën”, PD kërkon shkarkimin e Peleshit dhe përsëritje të seancës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka përfunduar mbledhja e grupit të Partisë Demokratike, e cila nisi menjëherë pas votimit të programit të qeverisë, për të cilin nuk pati debat.

Pas mbledhjes, kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi foli për mediat duke thënë se, “kërkojnë përsëritje të seancës së sotme; Begaj të mos thërrasë për betim ministrat, ndërsa do kërkojnë shkarkimin e Niko Peleshit nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit.

“Nuk na e mbyllni dot gojën”, tha Bardhi para gazetarëve, duke iu drejtuar mazhorancës.

“Na është mohuar e drejta e fjalës. Ne kërkojmë përsëritjen e seancës parlamentare të paraqitjes së programit politik dhe kabinetin. Presidenti të konstatojë që votimi është antikushtetues sepse është kryer jashtë rregullave dhe të mos thërrasë për betim anëtarët e propozuar të këshillit të ministrave.

Grupi parlamentar ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocionit për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për shkak se është një kukull që urdhërohet nga Rama dhe është një njeri i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton. Ne kemi të drejtën dhe numrin e nevojshëm për të nisur procedurën parlamentare për shkarkimin e Kryetarin e Kuvendit. Është akti më i rëndë, nuk ka ndodhur kurrë që të drejtosh vetëm 2 seanca dhe në të dyja të shkelësh Kushtetutën”, tha Bardhi.

Seanca e sotme parlamentare, e parashikuar të ishte maratonë, zgjati vetëm 20 minuta, pasi deputetët e opozitës krijuan kaos teksa ministrja ‘Diella” po mbante fjalën dhe më pas nuk lejuan që kryeministri Rama të prezantonte programin.

Pas tensioneve që vijuan, PS-ja vendosi që të mbyllë seancën dhe të miratojë programin qeveritar pa debat. Ka qenë kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, i cili ka kërkuar që të kalohet programi qeverisës direkt në votim.

Me forcën e kartonit prej 82 votash, programi u miratua, ndonëse pritej që seanca të zgjaste për më shumë se 24 orë.

Opozita reagoi me ironi, duke përdorur slogane të epokës komuniste për të sulmuar mënyrën se si mazhoranca po e drejton vendin.

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, ishte thirrja ironike që u dëgjua në sallën e Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës protestuan për mënyrën e miratimit pa debat të programit dhe kabinetit të ri.

Etiketa: BardhipELESHIseance

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
“Mos na fshihni historinë”/ Banorët e Durrësit protestojnë kundër shpronësimeve për parkun arkeologjik

"Mos na fshihni historinë"/ Banorët e Durrësit protestojnë kundër shpronësimeve për parkun arkeologjik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com