GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nuk ndalen investimet e FSHF, Duka inaguron fushën e re në Kamëz

17:27 - 15/09/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk ndalen investimet e FSHF, Duka inaguron fushën e re në Kamëz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qendrës së Ekipeve Kombëtare në Kamëz i është shtuar edhe një fushë e tretë me tapet artificial, e ndërtuar nga e para e që e çon në tre numrin e fushave në këtë kompleks.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të kësaj fushe, që tashmë është vënë dispozicion të fëmijëve që aktivizohet me futbollin e moshave.

Presidenti Duka, i cili shoqërohej nga disa figura të rëndësishme të futbollit shqiptar ndër vite, u takua me fëmijët e disa prej akademive që stërviten në këtë kompleks dhe u premtoi atyre se FSHF do të vazhdojë të investojë që t’u krijoi kushte sa më të mira për të luajtur futboll.

“Projektet e Federatës së Futbollit për të përmirësuar infrastrukturën e stërvitjes janë pikërisht projekte për ju, për fëmijët që stërviten këtu, por jo vetëm këtu. Ky projekt quhet projekti “100 fushat” dhe ka filluar të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë. Para pak ditësh përfunduam një fushë në Arbanë, një tjetër në Vorë, vazhdojnë punimet në disa fusha të tjera, me qëllim që ju të keni kushte sa më të mira.

Por jo vetëm ju, edhe shokët e juaj që nuk kanë ardhur akoma në futboll. Edhe ata të afrohen sa më shumë në futboll. Futbolli do t’ju bëjë qytetarë më të mirë, më të shëndetshëm”, tha Presidenti i FSHF-së, duke nxitur njëkohësisht fëmijët që të vazhdojnë të angazhohen në futboll, ndërkohë që do të kenë mbështetjen maksimale nga Federata me uniforma e top falas, por edhe përmes projekteve të tjera në të ardhmen.

Në vijim Duka shtoi se “asnjë nga ju, pavarësisht nëse trajneri do t’ju aktivizojë 90 minuta apo më pak, mos u largoni nga futbolli”.

“Pavarësisht nëse do të bëheni futbollistë apo nuk do të bëheni futbollistë shumë të mirë. Megjithëse ju të gjithë doni të bëheni si Ronaldo apo si Mesi. E rëndësishme është që edukoheni më mirë këtu, se sa ta kaloni kohën jashtë fushave të futbollit.

Pikërisht për këtë Federata e Futbollit bën maksimumin, që juve t’ju krijojë kushte sa më të mira, fusha sa më të mira, profesorët padyshim që i keni të mirë dhe vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e tyre. Keni uniforma nga Federata e Futbollit, keni topat gjithashtu”, theksoi Presidenti Duka, teksa shprehur dëshirën që fëmijët e Shqipërisë të bëhen qytetarë të devotshëm dhe futbollistë të mirë në të ardhmen.

“Do mundohemi të bëjmë sa më shumë projekte, që ju të keni kushte më të mira dhe të bëheni futbollistë. Sot jemi për të inauguruar këtë fushë dhe ky projekt do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë. Uroj që të bëheni, e para qytetarë të devotshëm për Shqipërinë, por pse jo edhe futbollistë shumë të mirë për të përfaqësuar ekipin kombëtar shqiptar. Nuk është çudi që ndonjë nga ju, apo disa nga ju, ta përfaqësojë Shqipërinë pas pak vitesh dhe të na bëni krenarë, siç po na bën me rezultatet dhe fitoren e fundit kundër Polonisë. Ju uroj suksese dhe uroj që të luani sa më mirë futboll!”, tha Duka.

 

Etiketa: dukafshfKamëz

Lajme të lidhura

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës
Sport

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë
Breaking Views

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës
Breaking Views

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
Para
Derbi i Milanos, Pioli: Nuk kemi frikë nga asgjë

Derbi i Milanos, Pioli: Nuk kemi frikë nga asgjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja
Aktualitet

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Fierit mbrëmjen e së martës. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua...

Lexo më shumë
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com