GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk ndalen skandalet në RTSH, I pezullohet emisioni Ermal Peçit: Unë nuk do të hesht

12:45 - 16/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk ndalen skandalet në RTSH, I pezullohet emisioni Ermal Peçit: Unë nuk do të hesht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moderatori i njohur, Ermal Peçi, ka konfirmuar largimin e tij nga Radio Televizioni Shqiptar, duke ngritur zërin kundër mënyrës se si është trajtuar programi i tij. Përmes një postimi në Instagram, Peçi ka ndarë zhgënjimin e tij lidhur me pezullimin e emisionit “E Diela Jonë”, i cili sipas tij është ndërprerë papritur dhe në kundërshtim me çdo procedurë ligjore nga drejtuesit aktualë të RTSH-së. Ai nënvizon se ky vendim është marrë pa transparencë dhe pa asnjë komunikim zyrtar.

“Është koha të flas. Jo për dramë, por për të vërtetën,” shkruan Peçi, duke theksuar se programi i tij arriti të ketë ndikim të vërtetë në dy sezone transmetimi, si në ekran ashtu edhe në rrjetet sociale.

Postimi i tij:

Tani është koha për të folur. Faleminderit nga zemra për të gjithë ju që vazhdoni të më shkruani e më pyesni: “Pse u ndërpre programi ‘E Diela Jonë’ në RTSH?” Është koha të ndaj të vërtetën që duhet të dini  jo për dramë, por për transparencë. Ju detyrohem. Programi im, i yni, i ndërtuar me pasion, profesionalizëm dhe shumë punë, u pezullua në mënyrë të papritur nga drejtimi aktual i institucionit duke mos respektuar asnjë procedure ligjore. “E Diela Jonë” arriti në dy sezone të kishte një ndikim real  jo vetëm në ekran, por edhe në rrjetet sociale, ku shënoi shifra rekord audience.

Këto nuk janë thjesht ndjesi personale: janë të faktuara publikisht në rrjet, ashtu edhe nga analizat mujore të brendshme të RTSH-së. Ishte një sukses që e ndamë bashkë, u përqafua nga publiku me target mosha të ndryshme. U përqafua po ashtu nga artistët dhe figurat publike më të rëndësishme në vend.

Shumë prej tyre erdhën tek unë pas shumë vitesh pa shkelur në studiot e RTSH-së, madje disa për herë të parë, në momentet e tyre më të forta artistike. Megjithatë, mes vendimesh të çuditshme dhe ndikimesh të pashpjeguara, programi u ndërpre. Dua të theksoj: RTSH nuk është pronë private. Është një institucion publik, dhe çdo program aty duhet të ekzistojë për publikun  jo të mbyllet mes sezonit.

Unë nuk do të hesht, dhe as nuk do të ndalem. Të gjithë ata që përpiqen të fshehin të vërtetën, le të kujtojnë se drejtësia është ende aty. Dhe do flasë. Shumë më shpejt se sa e mendojnë. Transparenca në një media publike është jo vetëm e nevojshme, por e detyrueshme. Dhe publiku ka të drejtë të dijë arsyet e vërteta të çdo vendimi që prek programet që ndjek, perqafon, shikon dhe klikon. Faleminderit që jeni këtu, me mua! Për ju, për veten time dhe për të gjithë ata që punojnë ndershmërisht, kjo është vetëm një shtysë për të vazhduar më fort. Me më shumë arsye. Me më shumë besim.

Etiketa: gazetariskandalet ne rtsh

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Qytetarët kosovarë përkujtojnë eksodin biblik të ’99, rikthehen tek obelisku në Kukës

Qytetarët kosovarë përkujtojnë eksodin biblik të ’99, rikthehen tek obelisku në Kukës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com