GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nuk ndalet betoni në Parkun e Liqenit, Veliaj i jep 160 mln lekë pa garë Artur Caushajt për ndërtime

10:30 - 28/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Nuk ndalet betoni në Parkun e Liqenit, Veliaj i jep 160 mln lekë pa garë Artur Caushajt për ndërtime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Bashkisë Tiranë ka vendosur që deri në fund të mandatit ta zhdukë “Parkun e Liqenit Artificial”, megjithëse premtimi elektoral ishte ndryshe. Kështu, çdo vit sipërfaqja e betonit shtohet, ndërsa ajo e gjelbër pakësohet.

Veliaj premtoi se do të zgjerojë hapësirën e gjelbër në Parkun e Liqenit Artificial. “Shtojmë 5.5 ha gjelbërim te Parku i Liqenit. Lajm i mirë për frymëmarrjen e Tiranës! Projekti fantastik për hyrjen te Liqeni i shton hapësirat e gjelbra parkut, duke ua kthyer qytetarëve edhe zonën e ish Gardes së Republikës”, është shprehur kryebashkiaku.

Por lali Eri nuk di ku ta çojë betonin. Së fundmi, njoftoi tenderin me miliona lekë për punime në park: “Ndërtimi i Rrugëve të Brendëshme në PMLAT”. Këto punime i kërkon Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, institucion i varur nga Bashkia Tiranë

Tenderi

Për këtë prokurim Veliaj ka vendosur 160 milionë lekë. Në dokumentet e publikuara tregohet se kanë paraqitur ofertë bashkimi i kompanive ASI-2A CO” Sh.p.k. dhe  “2Z Konstruksion”, gjithashtu bashkimi i operatorëve “G&P ” Sh.p.k. dhe  “L.T.E CONSTRUTICION”. Ofertën e parë Veliaj e ka përjashtuar me argumentin se nuk ka dorëzuar dokumentet që të tregojnë se pronarë apo aksionarë të kompanisë nuk kanë të ngarkuar ndonjë vepër penale.

Shumë herë Veliaj ka lidhur kontrata me pronarë që janë arrestuar apo ndëshkuar për mashtrim me TVSH apo abuzime me tenderët. Këtë herë Lali Eri është treguar rigoroz për këtë pikë të ligjit. Dëshmitë e penalitetit janë online dhe bashkia mund ta kishte bërë vetë kontrollin, ose mnund t’ia  kërkonte operatorit ta plotësonte këtë kërkesë. Në fakt, e gjithë kjo është bërë për t’i hapur rrugë ofertuesve të tjerë “ G&P ” Sh.p.k. dhe  “L.T.E. CONSTRUTICION”. Kjo e fundit e administruar nga Artur Caushaj, i cili ka dhe pjesën më të madhe të aksioneve. Për mungesë të konkurrencës dhe mundësisë për korrupsion, tenderi është shënuar me “flamur të kuq” nga vëzhguesi Open Data.

Pazaret me Veliajn

Caushaj është mjaft i njohur për tenderët pa garë që përfiton nga qeveria dhe sidomos nga Bashkia Tiranë.  Pak muaj më parë Gijotina.com denoncoi se si Artur Caushaj ishte një nga fituesit e tenderit “Ndërtim rrjet ujësjellësi në zonën e Autostradës Tiranë -Durrës “me vlerë 261 334 752,00 milionë lekë, të nënshkruar nga vetë “Lali Eri”. Gjithashtu, në qershor të vitit 2021 kompania L.T.E Construction sh.p.k. mori  26 milionë lekë për instalime në burimin e ujësjellësit Tiranë. Përveç faktit se Veliaj i dha kësaj kompanie miliona lekë për 3 muaj punë, nga dokumentet evidentohet se tenderi është dhënë pa garë.

Ndërkohë, në mars të 2020, Caushaj rrëmbeu prokurimin me objekt “Ndërtim rrjet ujësjellësi ne Rr.’Xhorxhi Martini’, ‘Jeronim De Rada’, ‘Myrteza Këlliçi’” , me një fond prej 100 milionë lekësh. Dy muaj më vonë Veliaj i dha Caushajt edhe tenderin me objekt “Ndërtim stacione monitorimi uji në 38 pika në qytetin e Tiranës”, që i kushtoi qytetarëve të Tiranës, 46 milionë lekë. Ashtu si edhe në të parin, edhe në këtë tender garuesit e tjerë janë skualifikuar. Kompania e drejtuar nga Artur Caushaj ka fituar në dy vitet e fundit, disa tenderë me një shifër totale prej 610 milionë lekësh.

Betonizimi që shtohet në vite

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë Tiranë ka deklaruar disa herë në përgjigje për mediat apo në rregullore për ndërtimet se  “në Parkun e Liqenit Artificial lejohen vetëm ndërhyrje që synojnë konservimin dhe ristrukturimin e objekteve dhe hapësirave aktuale, pa kryer shtesa në volume”. Mbrojtja e vetme që gëzon statusi është ajo e kufijve që janë pjesë e Planit Vendor. Por, tenderi më sipër flet për ndërtim rrugësh të tjera të brendshme në park, çka do të thotë që do të jetë shtesë në volum të betonit.

Pamje nga parku në 2012

Pamje nga parku në 2022:

Kështu, hapësira e gjelbër nuk po shtohet, por pakësohet çdo ditë.  Madje, Bashkia Tiranë miratoi Planin e Detajuar Vendor  të zonës TR/169 ku parashikohet një sipërfaqe ndërtimi prej 102,979 m2 , ndërsa hapësira publike e të gjithë zonës pritet të jetë vetëm 17,577 metër katror. Kjo hapësirë, është shumë më e vogël se 2.5 hektarët që kryebashkiaku Veliaj premtoi disa vjet më parë se do t’i ktheheshin në administrim APR-së për t’i bërë pjesë të parkut kombëtar. Këto fakte tregojnë që deklarata e Veliajt e cituar në fillim të artikullit ka qenë vetëm një gënjeshtër, ndërsa parku po degradohet gjithmonë e më shumë nga duart e kryebashkiakut.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: betonizimkryesore2ndertimeparqeTiranaVeliaj

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Po sikur të silleshim me politikanët ashtu si me lojtarët e Kombëtares?

Po sikur të silleshim me politikanët ashtu si me lojtarët e Kombëtares?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26

Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën ditët e fundit në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm...

Lexo më shumë
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com