GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nuk ndalet Rrok Gjoka, “qeth” bashkë me Berberin 12 miliardë lekë, tenderi i dhurohet me shkelje

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk ndalet Rrok Gjoka, “qeth” bashkë me Berberin 12 miliardë lekë, tenderi i dhurohet me shkelje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Javët e fundit kanë rënë shi lekësh për kreun e ARRSH, Evis Berberi miqtë e tij oligarkë. Drejtori ka firmosur disa kontrata me shifra marramendëse, fonde që merren nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë dhe keqpërdoren. Njëra nga kontratat e firmosura ka si objekt Sistemim asfaltim rruga Ura e Cerenecit – Peshkopi (Peshkopi –Maqellarë), Loti 3”.

Për këtë kontratë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të shpenzojë 12 miliardë lekë. Gara për këtë tender është mbyllur më datë 5 maj 2023. Në dokumentin e publikuar tregohet se kanë paraqitur ofertat e tyre 5 kompani, madje 2 prej kompanive kanë ofruar shifra shumë më të ulëta se fondi limit. Por, sikur ndodh në tenderat me fitues të paracaktuar nga Berberi, këto rregulla anashkalohen.

Kështu, Berberi ia ka dhuruar këtë tender pa një garë të mirëfilltë dy operatorëve “GJOKA KONSTRUKSION & SELAMI”, që garuan  në një ofertë të vetme. Oferta e tyre kapte vlerat 11.9 miliardë lekë, pra sa gati 99% e fondit limit.

Shmangia e garës dhe skualifikimi i ofertave të lira, janë dy rregulla që shkelen gjithmonë në Berberi në këto lloj tenderash, sepse në këtë mënyrë ai mund t’ia dhurojë fondin miqve të tij dhe të çoj në vend të porositë e kryeministrit.

Oligarku Rrok Gjoka njihet për abuzimet me kontratat me fondet publike që ka pasur në akse të tjera të rëndësishme rrugore. Miku i kryeministrit Rama ka hapur tunelin e emergjencës në Rrugën e Arbërit. Pak kohë më parë kompanisë Gjoka Konstruksion iu shemb një tunel, kostot e të cilit nuk dihet kush i mori përsipër, ndërsa në kohë ngricash kalimi është i pamundur dhe drejtuesit e mjeteve detyrohen të kalojnë në aksin e vjetër.

Gjithashtu ai ka fituar miliona euro për projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë, e cila ka shkuar me shpenzime shtesë dhe zgjatje afati për shkak të punimeve shkel e shko.

Këtë radhë Berberi ka “qethur” shkurt buxhetin e shtetit duke ia dhënë pa të drejtë fondin një ndërtuesi që abuzon me kontratat dhe koncesionet e dhëna.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Gjokatender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Akuzohet për shpërdorim detyre, GJKKO shpall moskompetencë për ish-prokurorin Maksim Sota

Akuzohet për shpërdorim detyre, GJKKO shpall moskompetencë për ish-prokurorin Maksim Sota

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje
Breaking Views

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26

Dy motrat aktiviste Elsa dhe Fatma Paja, që ndodhen prej ditës së parë në shesh folën për mikrofonin e News24....

Lexo më shumë
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com