GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nuk ndryshojnë masat anti-Covid, Komiteti i Ekspertëve bën bilancin e infektimeve në vend

11:37 - 25/08/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Nuk ndryshojnë masat anti-Covid, Komiteti i Ekspertëve bën bilancin e infektimeve në vend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat kundër koronavirusit. Në një konferencë për media paraditen e sotme, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi se do të vijojnë të mbeten në fuqi masat që janë, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë dhe të shtohen vaksinimet.

Sipas Rakacollit, nëse këto masa zbatohen dhe nëse vijon vaksinimi me ritme të larta, situata me virusin do të mbahet nën kontroll dhe do të parandalohet një valë tjetër infeksioni, ndërsa shtoi se rritja e infektimeve vjen si pasojë e variantit Delta.

“Numri i të infektuarve është ndjeshëm i shtuar dhe shkaku është prania e variantit Delta. Numri i të infektuarve të pavaksinuarve është 32 herë më i lartë se i të vaksinuarve. Ata që janë me forma të rënda të shtruara në spitale shumica janë të pavaksinuar. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i të shtruarve në spitale është ndjeshëm më i ulët. Problem është zbatimi i masave, që kemi në fuqi. Situata mund të kontrollohet, duke mbajtur të njëjtin nivel masash, por duke i zbatuar.

Masat që janë në fuqi:
Detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura dhe ku ka grumbullime njerëzish, sidomos në aeroporte. Grumbullimet në ambientet e jashtme do vazhdojnë të jenë të lejuara deri në 50 persona.
Ora policore do vazhdojë të mbetet në fuqi 00:00-06:00 dhe muzika deri në 23:00. Vijojnë të lejohen aktivitetet sportive, teatro, me kapacitete të reduktuara deri në 30%.

Ne mendojmë se nëse këto protokolle zbatohen me rigorozitet dhe nëse vazhdojmë të vaksinohemi, situata mbahet nën kontroll”, tha zv.ministrja Rakacolli.

Gjithashtu, edhe drejtoresha e ISHP, Albana Fico, deklaroi se “masat nuk kanë ndryshuar, por duhen zbatuar ato që janë, si përdorimi i maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena”.

Shefja e ISHP, deklaroi se ka pasur një rritje të rasteve të reja, ku mesatarja javore e rasteve ka shkuar në 482 nga 291 që ishte një javë më parë.

“Mesatarja javore e rasteve të reja ka shkuar në 482 raste, nga 291 që ishin një javë më parë. Numri total i rasteve aktive në vend është rritur nga 5573 në 5792, që çon në rritje të incidencës dyjavore me rreth 5 herë nga dy javët e shkuara.

Raporti i infeksionit mes femrave dhe meshkujve mbetet 52 me 48. Raporti i fataliteteve është 1.8%. Grupmoshat 35-64 vjeç kanë një rritje në numër të konsiderueshëm të rasteve të reja. Saranda, Himara, Malësia e Madhe, Shkodra, Tirana dhe Vlora janë bashkitë me incidencën më të lartë”, tha Fico.

Sa i përket situatës në spitali Covid-1, mjeku Dhimitër Kraja tha se sot ka 90 shtrime në spitale, nga të cilët 60% janë meshkuj, 55% mosha të treta dhe 30% forma të rënda. Ndër të tjera, mjeku i njohur shtoi se spitali po funksionon me potencial maksimal për të shtruarit e infektuar.

“Në korrik pasi u evidentua dhe varianti Delta, nga një rast kaluam në gusht në 24 raste, sot që flasim janë të shtruar 90 raste. 40% femra, 60% meskujt. Grupmosha të ndryshme, 15% të reja, 25% të mesme, më shumë madje, 55% janë mosha të rritura e tretë, 8% mosha e katërt.

Situata e tyre nga ana shëndetësore është e tillë që, 40% janë forma të mesme serioze ose me ndërlikim ose në subjekte që kanë probleme. Rreth 30% janë forma të rënda. Pjesa tjetër ndahet në problematike ose ndërlikime të rrezikshme kërcënuese”, tha professor Kraja.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do të ketë shtyrje të hapjes së shkollave, Rakacolli tha se bazuar në nivelin e deritanishëm të infeksionit, nuk ka probabilitet për shtyrje të afatit të shkollave.

“Për nivelin e infeksioneve që është sot shkollat do të hapen atëherë kur është parashikuar. Me shifrat që kemi sot, nuk diskutohet hapja e shkollave”, tha Rakacolli.

Ndërsa, sa i përket faktit nëse do të ketë penalitete për personat e pavaksinuar, Albana Fico u shpreh me siguri se Shqipëria nuk do ta ketë me detyrim vaksinimin.

Problemi sipas saj qëndron tek mjekët dhe arsimtarët që përpos mbrojtjes së vetes kanë detyrë të mbrojnë edhe komunitetin, ndërsa tha se ka mënyra alternative që një person të punojë brenda parametrave të punës, dhe njëra prej tyre mund të jetë statusi joinfektiv i vetes.

“Vaksinimi nuk është i detyruar, e kemi ndjekur dhe do të vijojmë ta ndjekim. Referencat tuaja i kemi parë edhe ne, çështja qëndron, që ka disa elementë siç janë mjekët, arsimtarët, që përpos detyrës qytetare kanë detyrë të mbrojnë komunitetet. Nuk detyrojmë, por ka mënyra alternative që një person të punojë, por të jetë brenda parametrave të punës. Nuk të detyron njeri, por mund të kërkohet statusi joinfektiv i vetes”, tha Fico.

Etiketa: Komiteti i EksperteveVaksinimi

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Zyrtare/ Teuta përforcon mbrojtjen, zyrtarizohet gjiganti serb

Zyrtare/ Teuta përforcon mbrojtjen, zyrtarizohet gjiganti serb

TË FUNDIT

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës
Aktualitet

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar ish drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke thënë se ia ‘qamë hallin’...

Lexo më shumë
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com