GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Nuk përfshihet në agjendë anëtarësimi i Kosovës në KiE

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk përfshihet në agjendë anëtarësimi i Kosovës në KiE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mospërfshirja në agjendën e Këshillit të Ministrave për anëtarësim të Kosovës në KiE lidhet me kërkesën që vendi ta pranojë “draft statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kosova refuzon.

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës konfirmojnë se çështja e anëtarësimit të  Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të kësaj organizate, që do të mblidhet pas dy ditësh. Kjo për faktin , se janë disa vende, të cilat i kërkuan Kosovës që ta pranojë “draft statutin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese, në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën”. Kështu shkroi në profilin e tij social zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, i cili ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në këtë çështje.

“Ka gjasë që ky votim të shtyhet. Shtyrja eventuale vjen si rezultat i ngatërrimit të dy proceseve të pavarura, me ç’rast Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën për ta pranuar draft statutin e Lajçakut dhe për ta dërguar atë në Kushtetuese, në shpërputhje gjithashtu edhe me procesin e dialogut në Bruksel. Kërkesa për Asociacionin nuk ka të bëjë aspak me vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës dhe me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale”, shkroi Ahmeti. Sipas tij, “shtyrja eventuale do të kufizojë mundësitë e qytetarëve, përfshirë minoritetin serb, të përdorin mekanizmat e Këshillit të Evropës, përfshirë Gjykatën e Strasburgut për t’i adresuar të drejtat e tyre. Për më tepër, shtyrja do ta dërgojë një sinjal shumë shqetësues për vendet e rajonit”, shkruan  Ahmeti.

Një javë më parë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e cilësoi “absurd”, kushtëzimin që iu bë Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kurti tha qartë se nuk e pranon një kushtëzim të tillë. “Pengesat për anëtarësim në këtë organizatë i mendonim nga shtetet të cilat deri tani nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, por assesi dhe asnjëherë nuk e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përkrahëse të Kosovës për zhvillim e demokratizim e më herët ishin krahë nesh për çlirim e pavarësim”, tha kryeministri Kurti. Sipas tij, “Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, bisedohet në Bruksel, e jo në Strasburg”.

Mediet në Prishtinë, ditëve të fundit shkruan se është Gjermania, Franca dhe Italia, vendet që po “kushtëzojnë” votat pro Kosovës për në Këshill të Evropës duke kërkuar hapa konkretë nga Kosova për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, shkroi ditë më parë në platformën X se agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mund të ndryshohet minutën e fundit. “Por, sa më shpejt që Kosova merr një vendim të guximshëm, aq më realiste është të arrish 2/3 e shumicës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës”, shkroi Rohde.

Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti raportin e Dora Bakoyannis, që rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Sipas këtij raporti, “Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe çështjen e formimit të Asociacionit e ka konsideruar si temë të brendshme të Kosovës”. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin qysh në vitin 2013. Por në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konsideroi se marrëveshja  nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Etiketa: KIEKosova

Lajme të lidhura

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?
Kosovë & Rajon

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale
Kosovë & Rajon

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Para
Horoskopi! Meri Gjini zbulon shenjat e favorizuar të fundjavës: Ndodh magjia…

Horoskopi! Meri Gjini zbulon shenjat e favorizuar të fundjavës: Ndodh magjia…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën
Aktualitet

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në Spitalin e Vlorës, ku një paciente rreth 75 vjeç...

Lexo më shumë
Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26
Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

10:12 - 06/10/26
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com