GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore

22:42 - 21/05/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ka refuzuar kategorikisht të zbatojë Statutin e Partisë Demokratike, i cili e shkarkon atë automatikisht pas humbjes së zgjedhjeve, me anë të “nenit Basha”, të cilin vetë Berisha e ka futur në Statut.

Berisha deklaroi se në Shqipëri nuk pati zgjedhje, por “farsë” elektorale, ndërkohë që gazetarët i kujtuan në emisionin Log, se ai nuk i ka pranuar kurrë zgjedhjet kur ka humbur, duke i kontestuar dhe shpallur të “vjedhura”.

Pjesë nga biseda:

Erl Murati: Nuk mbaj mend një rast kur ju të keni pranuar zgjedhjet, kur nuk i keni organizuar vetë ato. Konferencën tuaj pas zgjedhjeve e quaj identike me atë të viteve 2000, 2003 dhe me rradhë. A ndjeni përgjegjeësi, si drejtues i një force të madhe që nuk keni krijuar një standard në këto zgjedhje? Jeni provuar disa herë.

Sali Berisha: Nëse Berisha ka një kontribut të panjohur, që tejkalon me mijëra herë fuqinë e një njeriu, është beteja e tij për vlerën e votës. Kur u bënë zgjedhjet e 2001, më morën logon, i bënë të gjitha, më akuzuan për krime kundër njerëzimit, nisa betejë pa mbështetje. Raporti paraprak thoshte se zgjedhjet ishin të lira. Unë nisa betejë dhe i bëra shërbim të madh vendit tim. Ai shërbim penalizoi në të gjithë institucionet ndërkombëtare, dhunimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Parlamenti Europian miratoi rezolutë ku thuhej se në Parlamnentin shqiptar nuk përfaqësohet vullneti i shqiptarëve.
KE dhe një njeri që kur i kam shkuar për herë të parë nuk nguroi të më thotë, kemi të dhëna të tjera, nuk kemi këto të dhëna për zgjedhjet. I thashë nëse nuk provohen këto që them unë, këto materiale hidhi në kosh.

Erl Murati: Ju në 2005 i fituat zgjedhjet, pra zgjedhjet fitohen.

Sali Berisha: Nuk hapeshin negociatat sepse këtu nuk bëheshin zgjedhje. Unë kam mbrojtur votën. Fatos Nano ishte kryeministër që vendosi të pranojë verdiktin në 2005 dhe e faktoi. Kusht më themelor se një kryeministër që të pranojë verdiktin nuk ka. Edi Rama tha se ikën kur do ai dhe jo kur të dojë populli.

Endri Xhafo: I referoheni 2001 dhe pastaj në 2005 fituat. Por në situatën aktuale, thoni se keni shpresë të fitoni në 2029 dhe prandaj do të rrini?

Sali Berisha: Po mbroj votën, vlerë themelore të shoqërisë.

Endri Xhafo: Keni patur rënie me 250 mijë vota nga 2021. Në 2025 kishit logon e partisë, një nga strategët më të mëdhenj LaCivita, një nga këshilltarët e afërt të Trump, kishit Trump dhe jo Anthony Blinken dhe Yuri Kim. Amerika nuk i ka njohur zgjedhjet, ju shpresoni te Amerika? A do të udhëtoni atje?

Sali Berisha: Procesi i mbrojtjes së votës është rrugë e përcaktuar. Ne bëjmë raportin tonë, ua çojmë atyre, kancelarive në të gjithë botën. Ky është një proces që e kam bërë njëherë dhe kërkon të paraqesësh dokumentat në Ministrinë e Jashtme, në ambasadat e institucioneve ndërkombëtare, të vendeve pranë institucioneve ndërkombëtare, në Parlamente.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Tottenham rikthehet tek trofeu pas 17 vitesh, mposht United në finalen e Europa League

Tottenham rikthehet tek trofeu pas 17 vitesh, mposht United në finalen e Europa League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Lexo më shumë
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com