GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk pranon të paguajë për dosjen e tij, Ilir Beqaj ‘ngujohet’ përsëri në SPAK

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Nuk pranon të paguajë për dosjen e tij, Ilir Beqaj ‘ngujohet’ përsëri në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ishte data 28 Mars, kur ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj vendosi precedent në SPAK, duke u mbyllur për 7 orë për të lexuar dosjen në ngarkim të tij, duke refuzuar kështu që të paguante tarifën prej 120 mijë lekësh për ta marrë me vete.

Kur doli, ai tha se kishte mundur që të shihte vetëm 15 fashikuj, nga 700 të tillë.

Këtë të mërkurë, Beqaj është rikthyer sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për të vijuar aty ku e la.

Këtë veprim, më herët avokati i tij e justifikoi duke thënë se tarifa e vendosur nga SPAK-u është shumë e lartë.

SPAK e vendos tarifën në bazë të volumit të materialeve që duhen skanuar dhe printuar. Bëhet fjalë kryesisht për skanimin e 190 mijë faqeve për 9 të pandehurit për dosjen e koncesionit të sterilizimit. Por ish-ministri nuk e pa të arsyeshme të paguajë pjesën që i takon për prokurorinë, që e akuzon shpërdorim detyre në bashkëpunim. Beqaj është marrë i pandehur me vartësin e tij Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj që fitoi koncesionin e sterilizimit dhe 6 persona të tjerë.

Ndërkohë, të enjten është parashikuar të zhvillohet edhe seanca paraprake, ku do të vendoset nëse dosja ndaj tij do të kalojë ose jo për gjykim

Etiketa: beqaj spak

Lajme të lidhura

Berisha: Do jemi zëri i kërkesave të studentëve! Ky është parlamenti i krimit, ku Balla mbetet krimineli më i rrezikshëm
Aktualitet

Berisha: Do jemi zëri i kërkesave të studentëve! Ky është parlamenti i krimit, ku Balla mbetet krimineli më i rrezikshëm

11:45 - 22/10/26
Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Aktualitet

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

11:27 - 22/10/26
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit
Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

11:15 - 22/10/26
Para
Ministri Hasani viziton Hashim Thaçin në Hagë: Ishte mbresëlënëse kurajo e tij

Ministri Hasani viziton Hashim Thaçin në Hagë: Ishte mbresëlënëse kurajo e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Do jemi zëri i kërkesave të studentëve! Ky është parlamenti i krimit, ku Balla mbetet krimineli më i rrezikshëm
Aktualitet

Berisha: Do jemi zëri i kërkesave të studentëve! Ky është parlamenti i krimit, ku Balla mbetet krimineli më i rrezikshëm

11:45 - 22/10/26

Gjatë një deklarate para sallës së Kuvendit kreu i opozitës shqiptare Sali Berisha tha se, ‘deputetët e opozitës vendosën të...

Lexo më shumë
Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

11:27 - 22/10/26
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

11:15 - 22/10/26
Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

10:55 - 22/10/26
Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet

Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet

10:49 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com