GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

09:08 - 26/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se zgjedhjet duhet të mbahen në datën 4 maj, për të shmangur ‘infektimin’ e procesit zgjedhor nga festimet e 80 vjetorit të triumfit mbi nazifashizmin (9 maji) dhe mbledhjes së Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

Shehi tha se këto 2 evente do të përdoren nga kryeministri Edi Rama, i cili do të përpiqet të përdorë gjithë burimet njerëzore, mediatike dhe europiane për zgjedhje.

Lidhur me pretendimin e kreut të KQZ, Ilirian Celibashi, i cili tha se zgjedhjet duhet të mbahen në 11 maj, për të marrë më shumë kohë për t’u përgatitur, Shehi iu përgjigj me ironi se ‘nuk shëndoshet Dashi për ditë Bajrami’, duke nënkuptuar se një javë nuk bën asnjë lloj diference.

“PD këto 4 vite vetëm ka asgjësuar rivalët e vetë, asgjë tjetër. Edhe thonë jemi të bashkuar, si jemi të bashkuar, po kaq ishim, u bëtë më pak. Nuk është se votojnë ata militantë, ata janë besnikët e partisë dhe mirë bëjnë që janë, se po lodhen. Por nuk votojnë ata. Votojnë qytetarët.

Kur e shikojmë që kjo nuk jep më rezultat, hajde gjejmë një tezë tjetër politike. Ne kemi bërë protest përditë, dolëm 2 vite nga Parlamenti. Ky lloj radikalizmi bosh, që hajde dalim nga zgjedhjet, nuk bëmë asgjë, ia lamë në dorë Edi Ramës të gjitha institucionet. Ne kemi dalë nga Parlamenti, futu more në Parlament, jep alternativën tënde. Ti pakicë je, në cilin vend kalon propozimi i pakicës. Mëshirë nga Edi Rama do kërkosh ti?

Dje i thirri Presidenti. Nuk shkuan. Ik te Presidenti, jep datën që ti do dhe jep argumentat. Ne kërkuam 4 majin, sepse në 9 maj këtu bëhet ajo festa për europën këtu, e bën Edi Rama. Si me thënë, mitingun përmbyllës PS e bën me Macronin. Përtej kësaj, data 9 maj është data e fitores mbi nazifashizmin. Këtu për një javë do fillojnë festimet me shall të kuq, me veteranë, etj.

Por këto gjëra mund të bëhen pas zgjedhjeve, nuk kanë pse bëhen para zgjedhjeve, sepse i afektojnë këto zgjedhjet. Është një skenar i përgatitur, e ka gratis PS një mobilizim të madh popullor, mediatik dhe ndërkombëtar. Edhe Celibashit do ia jap arsyen. I them që nuk shëndoshet Dashi në ditë Bajrami. Po Celibashi ka 2 vite, pse një javë e ndryshon këtë punë?

Çfarë i thashë Presidentit. Z.President, keni mundësinë, detyrën dhe nderin që të bëheni të paanshëm. Kjo është një kërkesë e vogël e opozitës. Kriminalitetin dhe vlerjen e votës ti nuk e heq dot, por këtë Presidenti mund ta bëjë.

Unë nuk i kam munguar ndonjëherë fushatës elektorale. Por fushata ime nuk janë tam-tamet e mëdha, se ato duan para. Unë nuk i kam mundësitë”, u shpreh Shehi.

Etiketa: Monitorojne votatRamashehi

Lajme të lidhura

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
Shkrumbohen makina dhe motori në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shkrumbohen makina dhe motori në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU
Breaking Views

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26

Alarmi i Bashkimit Europian për largimin e menjëhershëm nga tregu të qumështit Aptamil, i cili ka rezultuar i kontaminuar me...

Lexo më shumë
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com