GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk të kam takuar kurrë!” Topalli i përgjigjet Ballës: Në 2021 kandidova kundër PD-së se ju kishit kapur Bashën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk të kam takuar kurrë!” Topalli i përgjigjet Ballës: Në 2021 kandidova kundër PD-së se ju kishit kapur Bashën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, replikoi nga foltorja e Kuvendit sot me deputetin Taulant Balla, kreun e grupit të PS, pasi ky i fundit i përmendi emrin për humbjen e thellë në diasporë, rikthimin në PD dhe dështimet politike pranë Sali Berishës.

Topalli i kujtoi kolegut të mazhorancës se ajo u largua nga PD për shkak të Lulzim Bashës, të cilin Balla e takonte fshehurazi dhe madje socialistët e kontrollonin kreun e selisë blu në atë kohë.

“E para duhet të them se për një seancë normale plenare e vetmja mënyrë është zbatimi i rregullores. Tashi po i kthej përgjigje parafolësit. Dihet publikisht që kam kriju një lëvizje. Isha një vit para më 2021, isha nënkryetare e PD dhe vura re se ishte njëri kryetar që ju e kontrollonit në çdo lëvizje, e majmosshit atë dhe familjen e tij (nënkupto, i jepnit benefite). Nuk të kam takuar kurrë në jetën time por ke takuar fshehurazi Lulzim Bashën (i drejtohet Ballës), ndaj atë që the merre me vete”, tha Topalli mes të tjerash.

Më tej ajo tha se ishte e vështirë ajo periudhë për të, por koha i dha të drejtë, ashtu siç dhe u provua se zgjedhjet e 11 majit u manipuluan nga pushteti, e faktuar edhe në raportin e ODIHR. Ajo akuzoi Ballën se i bëri presion Diasporës për zarfat e votave, duke i kërcënuar me pasoja.

“Sigurisht ka qenë e vështirë për mua por koha më ka dhënë të drejtën që nuk heshta dhe jam krenare për këtë. Për zgjedhjet në Shqipëri raporti i ODIHR e thotë qartë se si është vjedhur e blerë vota, se si janë dhënë paratë. Ka një frazë që ju nuk e përmendni ju asnjëherë aty. Vija ndarëse mes pushtetit dhe partisë nuk ekziston më. Mendoni se çfarë keni bërë ju këtu dhe në Diasporë, me zarfat duke ua dërguar, zotrote shkove vetë atje me administratën, duke i kërcënuar, se do i hiqje bukën e gojës nëse Diaspora nuk do ia jepte juve votën. Në Bjellorusi votat vidhen me 70%, kurse në Shqipëri me 90%”, përfundoi Topalli, teksa fjala iu ndërpre edhe për shkak të minutazhit të kufizuar.

Etiketa: ballaBASHATopalli

Lajme të lidhura

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial
Aktualitet

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26
Para
Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve

Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com