GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk tërhiqemi deri në largimin e Veliajt”/ Çfarë ndodhi në protestën e nëntë para Bashkisë

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta për dorëheqjen e Veliajt, tensione mes protestuesve e policisë dhe molotov drejt bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kjo e martë shënoi zhvillimin e protestës së nëntë para Bashkisë së Tiranës, ku pjesëmarrësit kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës dhe vënien e tij para drejtësisë. Veliaj cilësohet “pronari faktik i inceneratorit të Tiranës” dhe “koka e bandës së drejtorëve hajdutë”, ndërsa kallëzimet ndaj tij në SPAK sa vijnë e shtohen.

Tubimet nisën pas arrestimeve të drejtorëve të Veliajt lidhur me procedimin penal të njohur si “5D” dhe kanë vijuar në mënyrë periodike çdo javë. Ashtu si herët e kaluara, edhe këtë të martë organizimi ishte i ngjashëm. Me pankarta në duar, thirrje dhe fjalime nga podiumi i protestës, të pranishmit në tubimin e nisur rreth orës 11:00 kërkuan arrestimin e Veliajt dhe dorëheqjen e tij.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama për korrupsionin, këshilltari demokrat Dorian Teliti e sfidoi më distancë. “A do ta detyrojë dot Edi Rama, Erion Veliajn, të vijë në Këshillin Bashkiak për të dhënë llogari se ku kanë shkuar 30 milionë eurot e pesë drejtorëve të tij?! A ka fuqi Edi Rama që ta detyrojë Erion Veliajn që të vijë në Këshill Bashkiak dhe të japë llogari se ku kanë shkuar 132 milionë euro e inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston”, tha ai.

Këshilltari i PL-së, Tedi Blushi, duke e cilësuar Veliaj “kriminel”, theksoi se ai “duhet arrestuar dhe duhet nxjerrë zvarrë nga kjo godinë (bashkia), sepse ai e ka humbur besimin e qytetarëve”.

Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi, aktori Mehdi Malkaj dhe të tjerë mbajtën po ashtu fjalime në podiumin e protestës, duke u zotuar se tubimet do të vijojnë deri në dorëheqjen dhe vënien e Veliajt para drejtësisë.

Edhe në protestën e sotme nuk munguan molotovët apo vezët e hedhur drejt godinës së bashkisë të rrethuar nga efektivë të policisë.

Tubimi zgjati rreth 1 orë, ndërsa i radhës u lajmërua të martën e javës së ardhshme.

Veliaj nga ana tjetër ka sulmuar protestat në daljet e tij publike, ndërsa është vetdeklaruar i pafajshëm.

Ndërkohë, opozita vijon me denoncimet publike dhe kallëzimet në SPAK të të tjera aferave të dyshuara në Bashkinë e Tiranës, në qendër të së cilave është Erion Veliaj dhe zyrtarët e zgjedhur prej tij.

Së fundmi, në media është publikuar një dokument që zbulon nisjen e një hetimi pasuror për Veliajn dhe familjarë të tij nga Prokuroria e Posaçme.

Etiketa: 5dBashkia Tiranedosja 5dErion VeliajInceneratori i TiranesKryesore1protesta te bashkia

Lajme të lidhura

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku
Aktualitet

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26
Para
Adoleshenti mbyt 28-vjeçaren: Më acaroi se qeshi gjatë seksit

Adoleshenti mbyt 28-vjeçaren: Më acaroi se qeshi gjatë seksit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com