GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tenisti serb e pranon që ka thyer karantinën gjatë infektimit me Covid

08:58 - 12/01/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenisti serb e pranon që ka thyer karantinën gjatë infektimit me Covid
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenisti serb, Novak Djokovic e ka pranuar se ka gabuar kur ka vendosur të intervistohet nga një gazetar francez, ndonëse ka qenë i infektuar me koronavirus. Ai e ka pranuar po ashtu se një anëtar i stafit të tij ka bërë deklarata të rreme para Qeverisë australiane rreth historisë së tij të udhëtimit.

Në deklaratë është thënë se ai nuk ka udhëtuar në 14 ditët e fundit askund, para se të mbërrinte në Australi, mirëpo ai ka qenë edhe në Serbi, para se të nisej nga Spanja.

Megjithatë, Djokovic ka insistuar se raportimet tjera rreth aktiviteteve të tij, pas infektimit me koronavirus, janë “dezinformata” dhe se “lëndojnë shumë” familjen e tij.

Djokovic i ka bërë këto deklarata më 12 janar në Instagram, teksa ka adresuar situatën në të cilën gjendet, para se të mbrojë titullin e kampionit në turneun e tenisit Australian Open, ndonëse i pavaksinuar.

Tenisti 34-vjeçar ka hyrë në Australi javën e kaluar me një dokument që tregonte se ai është infektuar me koronavirus më 16 dhjetor.

Një ditë më vonë, ai është parë pa maskë në një ngjarje të organizuar në Beograd për tenistët e rinj.

Në postimin e tij në Instagram, Djokovic nuk ka përmendur ceremoninë në Beograd, mirëpo ka thënë se e ka kuptuar më 17 dhjetor se është i infektuar, pasi ka marrë pjesë në ceremoni.

Djokovic ka thënë se më 18 dhjetor ka anuluar të gjitha planet, mirëpo ka vendosur të japë intervistë për gazetën franceze, L’Equipe dhe të bëjë disa fotografi.

“E kam parë si obligim që të vazhdoj me intervistën, sepse nuk kam dashur t’i dështoj planet e gazetarit, mirëpo kam mbajtur distancën fizike dhe kam pasur maskë, edhe pse më janë bërë fotografi”.

Më 10 janar, një gjyqtar australian ka fuqizuar vizën e tenisit, ndonëse ajo i ishte refuzuar javën e kaluar, pasi tenisti i pavaaksinuar kundër koronavirusit është thënë se ka shkelur rregulloret e Australisë për luftim të pandemisë.

Ai ka siguruar një dokument mjekësor nga organizata për tenis në Australi, që i mundësonte shmangien e kufizimeve për të hyrë në këtë shtet, pasi ka deklaruar se është infektuar me koronavirus muajin e kaluar.

Ministri australian për Migrim, Alex Haëke, ka paralajmëruar se është duke konsideruar mundësinë e ushtrimit të fuqisë ekzekutive për ta dëbuar Djokovic./REL

Lajme të lidhura

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore
Breaking Views

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

23:06 - 27/03/26
Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje
Breaking Views

Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje

20:34 - 27/03/26
Pas daljes së Shqipërisë, mbyllet një kapitull: Botërori pa trajnerë brazilianë
Breaking Views

Pas daljes së Shqipërisë, mbyllet një kapitull: Botërori pa trajnerë brazilianë

17:48 - 27/03/26
Para
Akrivoli para kishës me flamurin nazist, revoltohen liderët hebre dhe katolikë

Akrivoli para kishës me flamurin nazist, revoltohen liderët hebre dhe katolikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024
moti

Parashikimi i motit për sot, 28 Mars 2026

07:28 - 28/03/26

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë një mot tipik pranveror me...

Lexo më shumë
Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

23:06 - 27/03/26
“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe

“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe

22:43 - 27/03/26
Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë

22:26 - 27/03/26
Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com