GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk u dorëzua”/ Media gjermane shkruan për Berishën: Eci me turmën

13:15 - 07/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk u dorëzua”/ Media gjermane shkruan për Berishën: Eci me turmën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Goditja me grusht që iu bë dje kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha nuk mbeti pa u komentuar dhe nga mediat gjermane. Rrjeti televiziv N-TV thekson se edhe pse u sulmua, Berisha nuk u ndal por vijoi të ecte me turmën dhe më pas mbajti fjalim. “Një person iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë 78-vjeçarin. Por kjo nuk e pengoi politikanin të mbajë një fjalim më pas- me lëndime të dukshme,” raporton N-TV.

Kurse BILD i ka dedikuar një artikull të gjatë gjithë ngjarjes që përfshiu Tiranën një ditë më parë. Gazetari Peter Tiede shkruan se ajo që ndodhi në protestë ishte një tjetër skandal prej shumë të tjerave që përfshijnë vendin tonë.

Artikulli i plotë:

Shqipëria është një nga vendet me problemet më të mëdha në Europë. Tani regjistrohet edhe një tjetër skandal i rëndë! Vendi ballkanik konsiderohet një shtet mafioz dhe narko-shtet. Dhe dëshiron të anëtarësohet në BE. Sipas koalicionit qeverisës në Gjermani, kjo gjë duhet lejuar.

Samiti i djeshëm i Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, trajtoi anëtarësimin në BE të shteteve si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. I pranishëm gjithashtu ishte edhe kancelari Olaf Scholz, 64-vjeçari i Socialdemokratëve.

Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, 78-vjeçari i Partisë Demokratike, drejtoi një demonstratë në vendin e takimit. Papritur dhe në mënyrë të befasishme, presidenti i parë i zgjedhur lirisht në Shqipëri, u sulmua nga një bandit dhe u godit në fytyrë. Menjëherë truprojat reaguan ndaj agresorit duke e goditur. Berisha pësoi një mavijosje në fytyrë. Dhe ishte dukshëm i befasuar nga sulmi.

Demonstrata, tha Berisha për BILD vonë në mbrëmje, ishte e drejtuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Dhe bëri thirrje për një perspektivë të vërtetë dhe të ndershme evropiane për Shqipërinë.

Për BILD, Berisha tha: “Nuk ishte vetëm një sulm ndaj meje, por ndaj gjithë opozitës në Shqipëri. Vështirë se mund të jetë rastësi që të dërgohet një bandit kundër meje. Ndërsa kancelari gjerman po takohej me kreun e qeverisë sonë mafioze në Tiranë. Është koha që BE të kuptojë sa i rrezikshëm është Edi Rama”.

Berisha më herët pretendoi se agresori ishte një informator i njohur i policisë kriminale. Për vite me radhë, Berisha, i cili e udhëhoqi vendin e tij nga komunizmi shqiptar i epokës së gurit në vitin 1990 dhe u bë presidenti i parë jokomunist i vendit në vitin 1992, ka pasur përplasje me socialistin Rama. Në Shqipëri ka vazhdimisht protesta të dhunshme.

Politikanët janë armiq prej vitesh

Berisha dhe Rama vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion. Berisha e konsideron Ramën përgjegjës, ndër të tjera, për faktin se Shqipëria tashmë konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme të trafikut të drogës në Europë.

Përveç kësaj, Berisha akuzon Ramën se socialistët blejnë vota në zgjedhje me ndihmën e mafies. Rama, i cili ka kontakte të ngushta edhe me deputetë të rinj të CDU-së në Gjermani, e mohon këtë.

Rama e zëvendësoi Berishën si kryeministër në vitin 2013, pasi ai mbante postin e kryeministrit që nga viti 2005. Deri në vitin 2013, ai kishte qenë në krye të Partisë Demokratike konservatore. Pas një disfate elektorale nga socialistët e Ramës, Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Në maj të këtij viti ai u rikthye në drejtimin e partisë, pasi rrëzoi pasaardhësin e tij dhe nxënësin politike, Lulzim Basha. Basha konsiderohej nga Berisha dhe të tjerë demokratë me ndikim se ishte shumë pro-qeveritar.

Berisha vazhdon të akuzojë Ramën se ai ka ndikuar që ai të jetë në listën e zezë të SHBA. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë- OSBE, vërteton vazhdimisht se Shqipëria ka probleme serioze në zgjedhje. Në luftën kundër korrupsionit dhe demokratizimin. Ekspertët kryesorë të Ballkanit, si shefi i politikës së jashtme për një kohë të gjatë në Parlamentin Europian, Elmar Brok i CDU, kanë paralajmëruar prej vitesh kundër anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE.

Etiketa: Partia DemokratikeprotesteSali Berisha

Lajme të lidhura

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë
Aktualitet

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë

08:17 - 03/02/26
18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër
Aktualitet

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale

08:10 - 03/02/26
“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26
Para
Me afat kohor/ Plani gjerman për Kosovën, ja si do funksionojë

Me afat kohor/ Plani gjerman për Kosovën, ja si do funksionojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë
Aktualitet

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë

08:17 - 03/02/26

Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që...

Lexo më shumë
18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale

08:10 - 03/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 03/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026

07:33 - 03/02/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 3 Shkurt 2026

07:29 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com