GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Nuk u lanë të futen në Kosovë pa certifikatë vaksinimi, qytetarët ndihen të zhgënjyer

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk u lanë të futen në Kosovë pa certifikatë vaksinimi, qytetarët ndihen të zhgënjyer
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me dhjetëra qytetarë nuk mundën që të futeshin në territorin e Kosovës sot, edhe nëse kishin një test negativ për Covid-19. Përjashtim nuk bëjnë as qytetarët nga Shqipëria, të cilët duhet të kenë dy doza për të kaluar kufirin. Masat e reja të qeverisë së Kosovës duket se i gjetën të painformuar disa shqiptarë, të kthyer nga policia kufitare e Vërmicës. “Unë pres dozën e dytë me datë 13 janar, por nuk të lënë të futesh. Do pres deri atëherë”, thotë një qytetar. “Unë e kam bërë, por nusja ishte me test. Nuk na lanë të pinim një kafe në Prizren”, thotë një tjetër, duke theksuar se ndihet i zhgënjyer.

Qeveria e Kosovës vendosi të ashpërsojë masat anti-Covid, për shkak të rritjes së numrit të rasteve aktive me koronavirus në vend. Nga kjo e hënë nuk vlen asnjë dokument tjetër për të kaluar kufirin nga shtetasit e huaj. Ndërsa për shtetasit e Kosovës që kërkojnë të kthehen në vend, por nuk janë vaksinuar, do t’iu mundësohet që të imunizohen në aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit. Kategoritë që përjashtohen nga masat e reja janë: personat që do ta përdorin Kosovën si vend transiti me kushtin që të largohen brenda 3 orëve, personat nën moshën 12 vjeç, diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë dhe personat që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore dhe ata që punojnë si shoferë profesionistë. Që prej nisjes së pandemisë, Kosova ka raportuar 161 mijë raste me Covid-19 dhe 2991 jetë të humbura

Etiketa: Kosovekufimasa anticovid

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
Rëndohet situata e COVID-19 në Itali, 120 viktima brenda një ditë

COVID-19 në Itali, mbi 68 mijë raste të reja dhe 140 viktima në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com