GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nuk u takua me kreun e LDK, Begaj: Erdha në Kosovë për të biseduar si vëllai me vëllain

22:09 - 16/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk u takua me kreun e LDK, Begaj: Erdha në Kosovë për të biseduar si vëllai me vëllain
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitën e tij të parë zyrtare jashtë shtetit, e zhvilloi në Kosovë. Pas takimit me krerët e institucioneve dhe krerët opozitarë, Begaj nuk ka arritur të takohet me udhëheqësit e LDK-së, si rezultat i mospajtimeve për vendin ku do mbahej takimi.

LDK, sot doli me një reagim publik ndaj Presidentit Begaj, duke thënë se ai refuzoi ta takojë kryetarin Lumir Abdixhiku në selinë qendrore të partisë, pasi Kreu i Shtetit në Shqipëri ka kërkuar që ky takim të zhvillohej në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Begaj, në një intervistë për Televizionin Publik të Kosovës, ka thënë se pas ftesës që i kishte bërë drejtuesve të LDK-së për një takim në Kuvend, sikurse me drejtues të partive të tjera, ka marrë një përgjigje nga partia.

Në këtë përgjigje, sipas Begajt, thuhej se ai ishte i mirëpritur në godinën e LDK-së, duke refuzuar kështu një takim në Kuvend.

“Unë jam president i RSH dhe erdha në Kosovë për të biseduar si vëllai me vëllain, si me familjen time. Këto takime doja t’i mbaja në tempullin politik, që është kuvendi i atij vendi. Ftesa ime ka qenë mjaft e sinqertë për të gjitha partitë politikë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas përgjigjes së LDK-së dërguar te stafi im, thuhej se presidenti RSH është i mirëpritur në godinën e LDK-së”, tha Begaj.

Begaj ka thënë se synonte t’i takojë të gjithë prijësit e partive shqiptare në një tavolinë, por ka thënë se kjo qe e pamundur prandaj i ka takuar ndaras.

“Ftesa ishte nga ana jonë, takimet ishin të paracaktuara. Erdha në Kosovë me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës. Doja që partitë politike shqiptare t’i takoja të bashkuara, në një tavolinë, nuk arrita dot, i takova ndaras”, deklaroi Begaj.

Etiketa: Bajram BegajLDK

Lajme të lidhura

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Para
A do të arrihet dialogu Kosovë-Serbi? Ja agjenda e takimit mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel

A do të arrihet dialogu Kosovë-Serbi? Ja agjenda e takimit mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com