GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk vij dot nga Austria për të paguar ujin”, e-Albania nuk e lejon qytetaren të shlyejë detyrimet

22:44 - 06/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk vij dot nga Austria për të paguar ujin”, e-Albania nuk e lejon qytetaren të shlyejë detyrimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në portalin e-Albania ofrohen shërbime të ndryshme e ndër të tjera mund të kryhen pagesa elektronike. Shqetësimi i sotëm në emisionin “Stop” në Tv Klan ka të bëjë pikërisht me këtë portal, pasi shtetas që jetojën në Gjermani apo Austri dhe që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, nuk mund ta përdorin këtë aplikacion.

Një zonjë thotë se nuk mund të paguajë ujin apo dritat dhe nuk mund të udhëtojë enkas nga Austria për këtë qëllim.

Qytetarja: Përshëndetje! Unë jam një shtetase shqiptare, që jetoj në Austri prej afërsisht tre dekadash. Edhe shteti ku jetojmë këtu, nuk e njeh dyshtetësinë edhe jemi detyruar e kemi hequr pothuajse që 3 vjeç që kemi ardhur këtu nënshtetësinë dhe kemi nënshtetësinë austriake. Tani, problemi im është, që ne kemi disa detyrime aty në Shqipëri. Nuk lejohemi që të bëjmë pagesat me e-Albania.

Gazetarja: Çfarë detyrimesh duhet të paguani në e-Albania, çfarë nevojash ju kanë lindur për të pasur aplikacionin?

Qytetarja: Tani, për ta pasur aplikacionin, na ka lindur nevoja për pagesat vjetore, që kemi detyrimet e një hyrjeje që kemi në Shqipëri, dritat, uji. Dhe nuk duhet të vijmë neve ekstra nga Austria për të paguar këto detyrime. Përderisa ne jemi shqiptarë edhe nuk na lejohet se na thonë keni hequr nënshtetësinë.

Gazetarja: Prej sa kohësh e keni këtë hyrje, këtë banesë?

Qytetarja: Këtë hyrje, këtë banesë e kemi prej sa kemi ikur.

Gazetarja: Dhe si ia keni bërë deri tani me pagesën e detyrimeve ndaj hyrjes?

Qytetarja: Me pagesën e detyrimeve me kushërinjtë. Thoji njërit, thoji tjetrit. Tani edhe ata janë në punë, janë të zënë. Nuk duhet, që t’i pengojmë me këto gjëra.

“Stop” interesohet pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ku na thuhet se ky shërbim nuk mund të ofrohet. Sugjerimi i AKSHI-t është që ata që kanë këtë problem të interesohen pranë institucioneve ku kërkohet shërbimi./ Tv Klan

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
“Ma kanë shkurtuar jetën”/ Përfundon në spital Olsi Bylyku – FOTO

“Ma kanë shkurtuar jetën”/ Përfundon në spital Olsi Bylyku – FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26

Një person me aftësi të kufizuara ka humbur jetën nga asfiksia mbrëmjen e sotme, pasi banesa e tij është përfshirë...

Lexo më shumë
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com