GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Numëron mbi dhjetëra çmime ndërkombëtare, talentja shqiptare publikon albumin e parë

në Art & Kulturë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Numëron mbi dhjetëra çmime ndërkombëtare, talentja shqiptare publikon albumin e parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

U mbajt dje në Tiranë në Sallën e koncerteve “Tonin Harapi” koncerti recital i këngëtares 16-vjeçare Ana Kodra. Ana promovoi albumin e saj të parë muzikor, i cili përbëhet nga 10 këngë.

Ana edhe pse në moshë ende të re numëron mbi 30 çmime të para ndërkombëtare dhe është nga të rrallat minorene në bote që ka fituar vizën e talentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për aftësi të jashtëzakonshme në fushën e artit.

Ana ka firmosur disa kontrata shumë të rëndësishme në SHBA dhe së shpejti do zhvendoset atje për realizimin e këtyre kontratave.

Në këtë koncert ishin të ftuar edhe disa prej nxënësve të talentuar të Liceut Artistik dhe e ftuar ishte gjithashtu edhe këngëtarja e njohur dhe e dashur për të gjithë, Irma Libohova.

Në fund të dhjetorit 2022, Ana fitoi dy çmime të para në Festivalin Ndërkombëtar “Palma e Artë” që u zhvillua në Dubai.

Ky ishte një festival shumë i rëndësishëm i njohur globalisht, i cili u organizua nga WAPA (WORLD ASSOCIATION OF PERFORMING ARTS).

Ana mori pikët maksimale nga juria, e cila përbëhej nga personalitete të shquara të industrisë së muzikës, të njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në ‘Palmën e Artë’, Ana fitoi çmimin e parë për kategorinë e saj të moshës si dhe Çmimin e Madh të të gjithë festivalit duke e bërë atë lider të festivalit.

Ajo e sheh të ardhmen e saj në Amerikë dhe deri më tani numëron 5 kontrata të nënshkruara atje. Këto kontrata të nënshkruara janë:

Kontratë menaxheriale 5-vjeçare me Who’s that kid inc, menaxherja Kathleen Castro

Kontrata 1-vjeçare, e nënshkruar në dhjetor 2022 me David Kahne, producent, fitues i çmimit Grammy, i cili ka qenë nënkryetar në Columbia Records dhe Warner Bros Records. Është rënë dakord që Ana të këndojë këngë cover që do të shiten për produksione të rëndësishme, si kolona zanore për filma, reklama etj.

Kontratë 2 vjeçare me Loft Studio, Donnie Klang, producent.

Kontratë 1-vjeçare me “Stewart Talent Agency”, një nga agjencitë më të mëdha në SHBA që ka kontrata bashkëpunimi me televizione dhe produksione shumë të rëndësishme.

Kontrata për shpërndarjen dhe marketingun e këngës së parë që Ana publikoi “Asnjë djalë nuk vlen për lotët e mi”.

Dhe një tjetër kontratë u nënshkrua me Indistry Media që Ana të jetë Ambasadore e përfaqësimit të saj në mbarë botën.

Etiketa: albumi i pareAna Kodratalentja shqiptare

Lajme të lidhura

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve
Aktualitet

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

16:09 - 10/09/26
Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave
Aktualitet

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
Para
Veliaj kryeson në Tiranë ndaj Këlliçit, Qori merr më shumë vota se Bejko

Rritja e detyrimeve të prapambetura, Veliaj i bën gropën Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve
Aktualitet

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

16:09 - 10/09/26

Ka ndërruar jetë njëri prej gjashtë personave që mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Markatomaj...

Lexo më shumë
Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Champions League rikthehet me duele të forta, Bayern nis rrugëtimin ndaj Bodo Glimt

14:44 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com