GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Numri i futbollistit brazilian të Luftëtarit në celularin-bombë të të fortëve në Elbasan

14:38 - 09/08/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 6 min
A A
Numri i futbollistit brazilian të Luftëtarit në celularin-bombë të të fortëve në Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Glauber Gomes dos Santos është një 27-vjeçar brazilian, i cili ka zgjedhur të luajë futboll me ekipin e Luftëtarit të Gjirokastër, në Shqipëri. Ndoshta nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë lloj dijeni, por emri i tij, ose më saktë një numër telefoni i regjistruar në emrin e tij, gjendet i lidhur me një celular-bombë, të gjendur vitin e kaluar në shtëpinë e elbasanlliut Luis Gaxhi (Isai), i cili së bashku me Rigers Spahiun u arrestuan, si të dyshuar për përgatitje të një atentati me pagesë.

Të dhënat gjenden në një vendim të gjykatës së Elbasanit, të marrë pak javë më parë, ku u shqyrtua dhe u refuzua kërkesa e Spahiut për dalë nga qelia. Në dosjen gjyqësore thuhet se gjatë një aksioni të Policisë së qytetit në shtëpinë e Luis Gaxhit, u gjetën një arsenal armësh luftarake, fishekë, si edhe një minë-celular e përgatitur dhe e gatshme për shërthim.

 

Futbollisti dhe celulari-bombë

Referuar akteve policore, rezulton se në shtëpinë e Gaxhit, ndër të tjera, u gjet edhe “një objekt në formë katrore, i dyshuar si lëndë plasëse, së bashku me mekanizmin (2 aparate celular Samsung të zinj, 2 elektro-detonatorë dhe një bateri 6 volt)”. Sipas aktit të ekspertimit, “të gjitha këto janë pjesë e mekanizmit të shpërthimit që është me komandim në distancë me telefon celular”.

Nga ana e Specialistëve të Njësisë Speciale Anti-eksplozive pranë Repartit “Renea”, sipas procedurës standarte është bërë ndarja e pakos të dyshuar me lëndë plasëse nga mekanizmi dhe aparati celular, me të cilin ishin lidhur. Është kryer peshimi i pakos të dyshuar si lëndë plasëse dhe ka rezultuar se kishte një peshë të përgjithshme 1 kg.

Gjatë hetimit janë identifikuar numrat e regjistrit kartës dhe numri i telefonit që gjendeshin në celularin-bombë, të gjendur në shtëpinë e Luis Gaxhit. Kompania “Vodafone” ka informuar Prokurorinë e Elbasanit se “karta SIM me Nr. Serial 89355 0200003618 22412 1021, i përket numrit të celularit “xxxxx 506”, regjistruar në Tiranë në datë 17.09.2021 në emër të shtetasit Glauber Gomes Dos Santos, i datëlindjes 25.06.1996, me shtetësi braziliane”.

 

Diçitura: Emri i futbollistit brazilian të Luftëtarit përmendet në dosjen gjyqësore

Pavarësisht këtij detaji, duket se Prokuroria nuk është e bindur për ndonjë rol të mundshëm të futbollistit brazilian në këtë histori kriminale. Kjo dallohet në një paragraf të dosjes hetimore: “Nga verifikimi i kryer në sistemin TIMS, rezulton se shtetasi Glauber Gomes Dos Santos, i datëlindjes 25.06.1996, ka numer personal JxxxxxxL dhe aktualisht ndodhët në Shqipëri që prej datës 24.11.2022”, pa dhënë asnjë detaj tjetër nëse është pyetur apo konsideruar si i dyshuar.

Arrestimi i Gaxhit dhe Spahiut

Në Tetor të vitit 2022, Policia e Elbasanit arrestoi Luis Gaxha (Isai) dhe Rigers Spahiu, pas deklarimeve të dhënë në Prokurorinë e Posaçme i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, për disa raste të vrasjeve me pagesë dhe përplasje të tjera mes grupeve kriminale në Elbasan e më gjerë.

Në dosjen e Policisë thuhet se Policia ka marrë informacione në rrugë operative se Luis Ahmet Gaxhi (Isai), i datelindjes 1985, mbante të fshehura në një vend të përshtatur në banesën e tij, një sasi të madhe armësh zjarri, të cilat dyshohej se mund t’i përdorte për të kryer një ngjarje kriminale.

Nga kontrolli në banesën e Gaxhit dhe konkretisht në çatinë e banesës, është gjetur e sekuestruar një çantë e zezë e madhe, ku brenda saj ndodheshin.

Një armë zjarri automatik model 56, pa krehër dhe pa fishekë; Një armë zjarri automatik model 56, pa krehër dhe pa fishekë, me qytë plastike të palosshme, me tytë të filetuar nga jashtë; Një armë zjarri automatik model 56, pa krehër dhe pa fishekë, prodhim kinez; Një armë zjarri automatik model 56, pa kreher dhe pa fishekë, me qytë metalike të përthyeshme, me tytë të filetuar nga jashtë; Një armë zjarri pistoletë Zastava 99 kaliber 9 mm, me silenciator dhe p anumër të dallueshëm, me krehër dhe pa fishekë në fole.

Nje arme zjarri pistolete model Braening belg, kalibër 9 m,  me silenciator dhe pa numër të dallueshëm, me krehër dhe pa fishekë; Një armë zjarri pistoletë, model Gek, kaliber 7.65 mm, me silenciator, me krehër dhe pa fisheke; 2 silenciatorë metalik në formë cilindrike; 3 krehër hark metalik pa fishekë;1  magnet në formë rrethore; 1 peshore elektronike me mbishkrimin “CONSTANT”; 1 objekt në formë katrore, i dyshuar si lëndë plasëse, së bashku me mekanizmin (2 aparate celulare Samsung të zi, 2 elektro-detonatorë dhe një bateri 6 volt); 115 fishekë model 56 kalibër 7.62 mm; 37 fishekë model 54 kalibër 7.62 mm.

Diçitura: Arsenali i armëve i kapur nga Policia në shtëpinë e Luis Gaxhi (Isai)

Në vijim të këtij operacioni, u arrestua edhe shtetasi Rigers Spahiu, një lidhje e ngushtë shoqërore e Luis Gaxhit. Sipas informacioneve policore, këta dy shtetas po përgatiteshin për të kryer atentat ndaj një biznesmeni në Elbasan.

 

Si u zbuluan Gaxhi e Spahiu

Ndërkohë që në dosjen hetimore informacioni është i ngurtësuar, mediat kanë arritur të zbulojnë më herët se si u shkua deri tek arrestimi i Gaxhit dhe Spahiut.

Luis Gaxhi kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur nga Belgjika ku kishte vuajtur një dënim për drogë. Policia ra në gjurmët e tij dhe të Rigers Spahiut, pas arrestimit të Xhaferr Deliut, i cili ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dhunë në familje, por në momentin kur policia shkoi në banesën e tij për verifikim konstatoi se kishte thyer urdhrin e gjykatës.

Ai u arrestua jashtë banesës dhe gjatë kontrollit nga uniformat blu në shtëpinë e tij u gjet një sasi prej 5 kg e gjysmë heroinë.

 

Diçitura: Policia e Elbasanit publikoi rezultatet e arrestimit të Gaxhit dhe Spahiut

Hetuesit sekuestruan telefonin e tij dhe e këqyrën atë më shpresën për të zbuluar personat që mund të blinin lëndë narkotike prej tij. Mes të tjerash, në celular u gjetën fotot e dy biznesmenëve të Elton Kilës (Otit) dhe Abedin Mamës i njohur me nofkën “Dine Çami”.

Të dy personazhet ishin të njohur për policinë, pasi sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë, ai kishte marrë porosi për të vrarë Elton Kilën, ndërsa Dine Çamin ai e akuzon për përfshirje në disa krime të rënda. Mbi bazën e dëshmisë së Dumanit, Dine Çami është në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Xhafer Deliu nuk ka dhënë shpjegime të qarta për fotot, por policia duke dyshuar se mund të ishte përpara një grupi vrasësish me pagesë gjurmoi të gjitha lidhjet e të arrestuarit.

Pas shumë përgjimesh dhe vëzhgimesh dhe provave të siguruara nga celulari i Deliut, u zbulua baza e armatimit e më pas u arrestuan Luis Gaxhi e Rigers Spahiu. Prokuroria ka dyshime se Elton Kila dhe Dine Çami mund të ishin në shënjestër për t’u vrarë.

Kjo sepse të dy janë në konflikt me pjesëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Erjon Alibaj, i cili ndodhet aktualisht në burg për urdhërimin e disa vrasjeve në shenjë hakmarrje për vrasjen e të vëllait Endrit Alibej, i njohur si Tarzani, xhaxhait të tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk, në atë që njihet si masakra e Bradasheshit. Rezulton se Dine Çami ka lidhje me Mikael Kamamin, ky i fundit i shpallur në kërkim si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së trefishtë, ndërsa me Elton Kilën, ai kishte përplasje të tjera që lidheshin me çështje të drogës, thuhet në raportimet mediatike të kohës.

Lexo edhe: Arsenali i armëve në Elbasan, gjykata jep vendimin për Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: ArrestimcelularfutbollistLuis Gaxhirigers

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Olsi Bylyku publikon foton, ja kush është “Mbretëreshën” e tij e re

Olsi Bylyku publikon foton, ja kush është “Mbretëreshën” e tij e re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

Qeveria britanike po shqyrton ofrimin e më shumë se 3 mijë paundëve për qindra familje shqiptare, me qëllim nxitjen e largimit të...

Lexo më shumë
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com