GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Numri i pensionistëve rritet, qeveria u jep më pak para

12:36 - 18/04/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Numri i pensionistëve rritet, qeveria u jep më pak para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) 590,649 persona morën pension pleqërie në vitin 2023, me rritje vjetore 3,1%.

Stoku i pensionistëve u zgjerua me rreth 17 mijë vitin e kaluar, një numër më i lartë pasi mesatarja vjetore, që nga 2010 me shtesë 15 mijë në vit.

Ndryshe nga pritshmëritë, rritja e numrit të përfituesve nuk po ushtron presion mbi shpenzimet buxhetore, pasi pjesa më e madhe e atyre që po dalin në pension aktualisht nuk i plotësojnë kushtet për pagesa të plota. Në ana tjetër, rritja e pagës minimale dhe pagave në tërësi në sektorin publik dhe atë privat kanë ndikuar pozitivisht të ardhurat nga kontributet.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore nga kontributet e personave juridikë dhe fizikë vitin e kaluar arritën në 121,4 miliardë lekë ose 17.7% më shumë se në vitin 2022.

Rritja e të ardhurave dhe frenimi i shpenzimeve bënë që subvencioni i buxhetit për skemën e sigurimeve të zbresë në 14,6 miliardë lekë në vitin 2023, nga 23 miliardë lekë që ishte në vitin 2022.

Buxheti i shtetit subvencionon shpenzimet e skemës publike të pensioneve që nuk mbulohen nga sigurimet. Por duke qenë se pensionet e reja po dalin më të ulëta se pensioni mesatar në vend subvencionet e buxhetit për skemën e pensioneve po ulen.

Por teksa buxheti i shtetit ka ulur ekspozimin nga deficiti i skemës se sigurimeve, pensionistët nga ana tjetër vit pas viti marrin pagesa më të ulëta teksa kostot e jetesës po rriten.

Kontribuuesit dhe përfituesit u rritën me ritme të ngjashme në vitin 2023 duke bërë që për çdo pensionist të ketë 1.17 kontribuues një nivel i njëjtë me vitin 2022.

Zhvillimet demografike dhe emigracioni i lartë i të rinjve e kanë zhbalancuar raportet kontribuues-përfitues.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore në vitin 1990, vendi numëronte një popullsi më shumë se 3.2 milionë banorë, teksa paguanin sigurime rreth 1.4 milionë persona.

Në vitin 2023 paguan sigurime vetëm 827 mijë persona teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ishte rreth 2,7 milionë banorë.

Qeveria shqiptare dhe konsulentët e huaj si Banka Botërore kanë nisur punën për rishikimin e reformës së pensioneve, e cila hyri në fuqi në vitin 2014, me qëllim korrigjimin e disa masave që kanë rezultuar të padobishme gjatë zbatimit të saj.

Burimi: ISSH

/Monitor.al/

Etiketa: InstatISHPKryesore1Pensionisteqeveri

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Ditea zihet me Valerin për dhinë: “Se di çfarë specie je!”

Ditea zihet me Valerin për dhinë: “Se di çfarë specie je!”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com