GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Numri i pushuesve u rritet me 13% në korrik, Jugun e braktisën vendasit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Numri i pushuesve u rritet me 13% në korrik, Jugun e braktisën vendasit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i pushuesve në strukturat akomoduese shënoi 13 për qind rritje në muajin korrik. Instituti i Statistikave raportoi se rritje kanë shënuar si turistët rezidentë me 13.1 për qind edhe ata jo-rezident me 12.9 për qind në raport me korrikun e një viti më parë.

“Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 14,9 %, në krahasim me Korrik 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 14,9 %; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 15,0.”

I njëjti sjell në vëmendje se rajoni me rritjen më të lartë ka qenë ai qendër diçka e konfirmuar edhe nga tuorperatorët ku kontribuues kryesor mbetet Durrësi. Ky i fundit kishte një kërkesë 30 për qind më të lartë sipas turoperatorëve sese kishte kapacitetin akomodues. Ndërkohë Jugu duket se është braktisur nga vendasit të cilët kanë shënuar një rënie 3.5 për qind diçka që është balancuar nga jo-rezidentët që kanë shënuar një rritje 4.2 për qind.

“Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,4 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 50,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra,”- ka shënuar rritjen më të lartë me 53,6 %.

Në muajin Korrik 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Jugut“ (36,1 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (71,6 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,9 %);Netë qëndrime”.

Ajo që vihet re është edhe një rritje e netqëndrimeve të cilat janë 14,9 %, më të larta krahasim me muajin Korrik 2021.

“Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,4 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 30,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 41,2 %. Në muajin Korrik 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (34,4 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (84,1 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,8 %)” .

Referuar shifrave gjatë korrikut , norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 38,6 %, kundrejt 35,1 % që ishte në muajin Korrik 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 40,9 %, kundrejt 36,0 % që ishte në muajin Korrik 2021./Monitor

Etiketa: pushuesturista

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Fatos Nano kandidat për president? Gjiknuri: Nuk përjashtohet askush përveç deputetëve të PS-së

Gjiknuri “fshin” Ballën, shkarkon drejtorin e fundit të emëruar nga ai në Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS
Aktualitet

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa shenja jete me...

Lexo më shumë
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26
Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

11:40 - 21/10/26
Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

11:34 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com